LAJMI I FUNDIT:

‘E suksesshme paraqitja në botëror’

‘E suksesshme paraqitja në botëror’

Pas kthimit të Përfaqësues së Kosovës nga Kazakistani, Federata e Boksit të Kosovës ka mbajtur një konferencë për media duke shprehur kënaqësinë për arritjen në kampionatin e parë botëror të tyre të mbajtur në Kazakistan. Kreu i FboxK, Ramadan Selimi ka pasur lëvdata për boksierët dhe delegacionin të cilët kanë marrë pjesë.

“Boksierët tanë bashkë me selektorin, Xhevdet Peci dhe gjyqtarin, Latif Demolli na përfaqësuan shkëlqyeshëm në Kampionatin Botërorë. Boksierët tanë treguan ndeshje të mira duke i treguar botës së boksi kosovar po rikthehet aty ku ishte me gjeneratën e artë. Gjithashtu i treguam edhe shteteve për rreth që boksi kosovar dita-ditës po shkëlqen në arenën ndërkombëtare duke lënë prapa shumë shtete të rajonit dhe të botës”, u shpreh Selimi.

Edhe gjyqtari, Latif Demolli, i cili ishte pjesë e delegacionit në botëror ka pasur vetëm fjalë të mira për paraqitjen e boksierëve. “Ne si delegacion kemi treguar një pjekuri dhe i treguam botës se ne kemi boksierë të rangut botëror. Ne morëm pjesë për herë të parë në një Kampionat Botëror dhe jemi shumë të kënaqur me atë se çfarë treguan boksierët tanë. Ne jemi duke shkuar me hapa të sigurt dhe për jam i bindur se në vitet në vazhdim do të arrijmë shumë”, deklaroi Demolli.

E trajneri i Përfaqësuese së Kosovës, Xhevdet Peci e ka cilësuar pjesëmarrjen në kampionatin e Kazakistanit si shumë të suksesshëm.


“Sa i përket boksierëve, jam shumë i lumtur kur dihet se kemi marrë pjesë për herë të parë në botëror. Unë me plot kuptimin e fjalës them se këta djelmosha dita-ditës janë duke u përmirësuar dhe me punë më të madhe me siguri se në garat e ardhshme do të marrin medalje. Është një ekip mjaft i ri dhe shumë i mirë dhe mendojë që rezultatet nuk do të mungojnë, vetëm duhet më shumë punë”, theksoi Peci. Edhe boksierët Liridon Zeriqi, Arian Gashi dhe Armend Xhoxhaj janë shprehur të lumtur me pjesëmarrjen në botëror. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Ligue 1
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ndërkombëtare
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

La Liga
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Kalo në kategori