LAJMI I FUNDIT:

E quajti kriminel elektoral, Majko i përgjigjet Berishës: Ishte një kënaqësi t’u dëgjoja të më fyenit

E quajti kriminel elektoral, Majko i përgjigjet Berishës: Ishte një kënaqësi t’u dëgjoja të më fyenit

Ish-kryeministri dhe deputeti socialist, Pandeli Majko, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e cilësoi atë si “kriminel elektoral” për qarkun e Kukësit.

Majko, në një reagim ironik, ka hedhur poshtë akuzat e Berishës, duke theksuar se kjo retorikë nuk bën gjë tjetër veçse ngatërron dhe manipulon publikun.

“Sali Berisha ka deklaruar sot në media se: ‘Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës…’ Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerëzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e s’do të shohin çmendurinë që kanë para syve! Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!” – tha Majko.


Në përgjigjen e tij, Majko vuri në dukje se nuk ka fuqinë për të “vjedhur” një fitore të munguar të PD-së në Kukës, duke nënvizuar se akuzat për bashkëpunim me krimin e organizuar janë më të përshtatshme për ata që kanë kontrolluar pushtetin.

“Ishte një kënaqësi t’ju dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur! Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë, Doktor! Më e keqja është vjedhja e të ardhmes!” – përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori