“Pas gjashtë muajsh veprimtari të përbashkët, Lëvizja Vetëvendosje është e mendimit që ne jemi përpara një udhëkryqi dhe ky udhëkryq duhet të tejkalohet me testin e radhës”, ka thënë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Krijimi i një platforme politike dhe listës së përbashkët për zgjedhjet, shihen si testi kryesor i tejkalimit të këtij udhëkryqi.
Kohët e fundit janë vërejtur disa ndryshime në diskursin politik të partive opozitare. Cilat hapa dhe veprime parashihet t’i ndërmerrni ju si Vetëvendosje apo edhe si opozitë?
Glauk Konjufca: Prej shtatorit të vitit të kaluar, kur ne filluam rezistencën më aktive dhe me veprime konkrete, brenda Kuvendit të Kosovës, kundër dy marrëveshjeve që na i solli Qeveria e Kosovës, blloku opozitar ka përjetuar një thellim të bashkëpunimit. Kur kemi nisur këtë bashkëpunim na është dukur e rëndësishme që përgjatë ecjes së bashku ta njohim njëri tjetrin më mirë, të testojmë gatishmërinë tonë, në qëndrimet e përbashkëta dhe veprimet që i kemi marrë në koordinim me njëri tjetrin.
Pas gjashtë muajsh veprimtari të përbashkët, Lëvizja Vetëvendosje është e mendimit që ne jemi përpara një udhëkryqi dhe ky udhëkryq duhet të tejkalohet me testin e radhës. E testi i radhës është një hap edhe më tutje në bashkëpunimin tonë që konsiston në dy pika; së pari në krijimin e një alternative të shkruar politike të qeverisjes së përbashkët, pra një platformë programore i nevojitet kësaj opozite, kjo është ajo që na ka munguar deri tash.
Nuk na ka munguar rezistenca, nuk na kanë munguar demonstratat të cilat po shkojnë duke u bërë gjithnjë e më masovike, mirëpo ne frikësohemi që ky intensitet nuk do të mund të mbahet, po që se populli i Kosovës nuk e ka të qartë se çka do të bëjmë ne, kur ta bëjmë qeverinë e re. Cilët do të jenë 10 hapat e domosdoshëm që do t’i ndërmarrim ne në fillim, secilës fushë të jetës si do ti qasemi për ta përmirësuar, mendoj se këtu ka mbetur paksa pezull bashkëpunimi opozitar.
Çfarë parashihet të përmbajë kjo platformë?
Glauk Konjufca: Kur të ndërrohet pushteti dhe kur opozita ka gjasë që mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme si një bllok i përbashkët, atëherë nuk ka fije dyshimi, edhe sondazhet bile e thonë se nëse do të konkurronin tre trupa politik, që do të thotë PDK, LDK dhe opozita e bashkuar, sondazhet thonë që opozita do të dilte subjekti i parë politik me më së shumti vota dhe në këtë nuk kam kur farë dyshimi.
Por, në të njëjtën kohë, ne nuk duhet të lëmë opsione të hapura për një shkapërderdhje të këtij blloku, pas zgjedhjeve. Për ne duhet të mbyllen të gjitha këto dilema. Si i mbyllen këto dilema? – mendoj me dy veprime të cilat po insistojmë që t’i arrijmë dhe ka bisedime të vazhdueshme.
E para është alternativa e përbashkët programore, kur të bie ky pushtet, si do ta zëvendësojmë ne, jo vetëm në mënyrë kuantitative, hiqen disa njerëz dhe do të vijnë disa të tjerë. Por, cilat koncepte do t’i zbatojmë, vitin e parë, të dytë dhe të tretë, të qeverisjes e kështu me radhë. Dhe e dyta lista e përbashkët.
Pra, lista e përbashkët dhe alternativa e përbashkët programatike, janë gjërat që nuk kemi mundur t’i arrijmë deri me tani. Këto janë dy arsyet kryesore të pezullimit edhe të protestës. Një shtyrje për një afat të caktuar deri sa t’i rregullojmë këto gjëra, sepse janë në një farë forme le t’i quaj disa hesape të hapura të brendshme brenda opozitës dhe pa i tejkaluar këto ne nuk mund të bëjmë eksperimente me popullin të thërrasim në protestë për arsye se vetëm kur jemi se e dimë saktë se çka po duam.
Për shembull, sikur kur ishte ajo përpjekja më VLAN-in. Atëherë jemi ulur ekipet tona të eksperteve dhe e kanë nënshkruar një marrëveshje prej disa pikave. Pikat më të rëndësishme të cilat kanë qenë një zotim për rishqyrtimin e rasteve të dyshimta të privatizimit prej të cilës janë pasuruar politikanët. Dhe e dyta ka pas qenë ri-konsiderimi dhe ndryshimi drejtimit të negociatave me Serbinë.
Tash në duhet një alternative shumë më e thellë, jo vetëm këtu vete me pika të thjeshta, por disa faqe të shkruara sikur një lidhje e kontratës së drejtpërdrejtë me qytetarin e Kosovës, në mënyrë që edhe ai kur të dal në demonstrata për ta rrëzuar pushtetin ta ketë atë alternativ në dorë duke thënë se ne nuk jemi vetëm që ta ndryshojmë Isa Mustafën më një tjetër, por do ta rrëzojmë ketë qeveri se ajo që është shkruar në letër është një dhënie e fjalës për të cilën këta njerëz do të japin dorëheqje nëse nuk i realizojnë premtimet.
Në të gjitha këto që janë pesë apo gjashtë tema të mëdha ne mund të marrim pjesë.
Përmendët një alternative të qeverisë së përbashkët dhe shkuarjen eventuale në zgjedhje me listë të përbashkët si opozitë. Ku ka përkrahje më të madhe?
Glauk Konjufca: Jemi në atë fazën ku janë zhvilluar bisedime edhe për listën e përbashkët. Për listën e përbashkët mund ta konfirmojë një koncenzus më të madh sesa për alternativë qeverisëse të subjekteve opozitare. Bile kanë qenë të tjerët që këtë çështje e kanë hapur para Vetëvendosjes nevojën që të shkohet më një listë të përbashkët si opozitë e bashkuar me një fron të gjerë shoqërore me shoqërinë civile dhe në këtë mënyrë bisedimet janë duke ndodhur dhe unë me përshtypjet që i kam nga këto bisedime mund ta konfirmojë me optimizëm që është shumë afër arritjes një marrëveshje e tillë për të shkuar si bllok opozitar bashkë më shoqërinë civile në zgjedhjet e ardhshme.
Si i shihni pozicionet e ndara të partive në opozitë. AAK dhe Nisma për Kosovën janë deklaruar se do t’i braktisin seancat plenare e me këtë edhe përdorimin e gazit lotsjellës. Por, një deklarim i tillë nuk erdhi nga Vetëvendosje. Do të vazhdoni edhe më tutje me gazin lotsjellës në Kuvend?
Glauk Konjufca: Ne kemi dhenë qëndrimin tonë i cili konsiston në strategjinë që seancat të shqyrtohen sipas rastit. Pra, ne nuk jemi që në parim dhe në mënyrë absolute ta braktisim Kuvendin e Kosovës. Ne mendojmë se në Kuvendin e Kosovës pushteti do të krijonte një rahati të funksionimit nëse opozita mungon totalisht. Në një farë mënyre ata më së shumit e kanë synuar një lloj të parlamentit pa opozitë fare dhe kjo tash më po realizohet. Ne nuk do tua lehtësojmë atyre qëllimet në ketë mënyrë.
Do të thotë që gazi lotsjellës do të përdoret sërish?
Glauk Konjufca: Gazi lotsjellës është një prej metodave, mirëpo ne do ta shqyrtojmë secilën seancë veç e veç. Aty ku nuk ka pika të rëndësishme, ku për shembull preket fati i Kosovës në mënyre fondamentale atëherë nuk do të marrim pjesë. Për ndryshe kur është rasti i temave të mëdha kur është rasti me Serbinë, Trepçën, siç është statuti i Asociacionit të komunave më shumicë serbe që është paralajmëruar.
Në pjesën e parë të muajit prill, pritet të ndodhë ceremonia e betimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi. A do të jeni ju si Vetëvendosje në atë seancë?
Glauk Konjufca: Për ketë nuk kemi marr vendim ende, por vendimi do të merret në kuadër të opozitës së bashkuar, pra nuk do të vendosim vetëm ne do të takohen liderët do të takohen grupet punuese edhe do ta vlerësojnë sipas nevojës nëse do të marrin pjesë në atë seance apo jo. Deri me tash nuk vendim.
Kryetari i Kuvendit dhe njëherësh ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-se, Kadri Veseli ka paralajmëruar një ofertë konkrete për opozitën. Cila do te ishte një oferte e pranueshme për ju?
Glauk Konjufca: Kanë qarkulluar shumë spekulime kohëve të fundit që do të ketë një, le të themi një ristrukturim të Qeverisë së Kosovës, një rikonfigurim dhe është përmendur emri i Albin Kurtit që do t’i udhëheqë negociatat me Serbinë, emri i Ramush Haradinajt që do ta marr diplomacinë në dorë e kështu me radhë.
Këto janë vetëm përpjekje të pushteti që t’i kundërpërgjigjet krizës së legjitimitetit që e ka duke thënë se tash po vjen edhe opozita, që do t’i marr Albin Kurti negociatat me Serbinë, dhe diplomacinë opozita do ta marr, kështu që do të bëheshim pushtet ma i mirë. Këtë e shohë vetëm në kuadër të reagimit për të krijuar atë iluzionin e radhës se edhe opozita po bashkëngjitet pushtetit kështu që nuk kemi pse të dilni në protesta sepse gjithçka do të jetë mirë. Ky mendoj se është një mashtrim i radhës i pushteti kështu që opozita në asnjë mënyrë ka treguar se nuk bëhet pjesë e këtij pushteti.
Ne kërkojmë me ngulm zgjedhje të reja dhe vetëm pas zgjedhjeve unë mendoj që dhe jam i sigurt se Kosova do ta ketë një qeveri të mirë ashtu siç duhet dhe me një alternativë qeverisëse krejt ndryshe nga çka po shohim tani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
“Gati shqipe”, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj