LAJMI I FUNDIT:

E ndaluar për më shumë se 12 orë nga BIA serbe në Merdare, Rada Trajkoviq ende nuk mund të kthehet në Serbi

E ndaluar për më shumë se 12 orë nga BIA serbe në Merdare, Rada Trajkoviq ende nuk mund të kthehet në Serbi

Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës, ka më shumë se 12 orë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdare.

“Mirëmëngjesi. Për rreth 11 orë, pa shpjegim apo arsye, qëndroj në vijën administrative, ku më janë konfiskuar dokumentet në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme dhe është penguar liria ime e lëvizjes”, ka thënë ajo në një postim në llogarinë e saj në Twitter, të postuar rreth orës 6:00 të mëngjesit të ditës së premte, përcjell Telegrafi.


Ajo gjithashtu deklaroi se Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ka marrë përgjegjësinë për ndalimin e saj.

Siç ka shkruar ajo gjatë natës në Twitter, mes personave që i janë drejtuar dyshohet se është edhe një përfaqësues i BIA-s, përcjell Telegrafi.

“Erdhi një 20-vjeçar dhe tha se ishte nga BIA. Ai nuk prezantohet, nuk më merr në pyetje, nuk më jep arsye pse jam ndalur, por më thotë se ka vetëm një urdhër që të mos më japë dokumentet”.

Dhe së fundmi ajo ka shkruar: “12 orë. Pa ushqim, pa ujë, pa ilaçe, pa arsye. Gjithë natën, në mes të dimrit, në makinë. Dokumentet e konfiskuara, pa komunikim. A do të reagojë dikush ndaj kësaj torture?”.

Ministria e Brendshme e Serbisë nuk është deklaruar lidhur me këtë rast, dhe as nuk u përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë pse është ndaluar Trajkoviq, e cila shpesh kritikon politikat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ditë më parë, Trajkoviq ka thënë se, përveç kërcënimeve ndaj saj për përfshirjen politike në Qeverinë e Kosovës, kërcënime kanë nisur të kenë edhe fëmijët e saj.

Më 15 dhjetor, Trajkoviq është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Pas takimit, Hovenier ka thënë se kërcënimet dhe frikësimet për shkak të qëndrimeve politike, janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike.

Përndryshe Rashiq është emëruar ministër pasi përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – janë larguar nga institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Emërimi i Rashiqit dhe Trajkoviqit është kritikuar nga Beogradi zyrtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori