LAJMI I FUNDIT:

E kritikuan pasi bëri komente për reperet, reagon Ledri Vula

E kritikuan pasi bëri komente për reperet, reagon Ledri Vula

Një fjali e vetme të cilën këngëtari i njohur Ledri Vula e tha gjatë intervistës së tij të fundit në emisionin “NIN”, ka shkaktuar shumë reagime dhe kanë qenë të shumta në numër femrat të cilat i janë kundërvënë reperit në rrjetet sociale.

Për ju që e keni humbur, Ledri deklaroi “Edhe femrat ja kanë nisë me repovat (të bëjnë rep), diçka nuk është në rregull!”

Reagimi në fjalë nga ana e reperit është marrë si një koment me përmbajtje diskriminuese dhe nuk është pëlqyer aspak nga fansat, duke bërë kështu një bujë të madhe kudo në media.


https://www.instagram.com/p/Bu8hi1VH_4e/

Mirëpo ai nuk ka qëndruar në heshtje pas gjithçkaje që ka lexuar dhe dëgjuar dhe së fundmi ka vendosur që të sqarojë gjithçka përmes një postimi në Insta Story.

“Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me bë reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori