Ekspertët e sëmundjeve infektive nuk janë të sigurt se sa do të zgjasë pandemia e coronavirusit, por shumë janë dakord se më e keqja nuk ka ardhur akoma për SHBA-në.
Javën e kaluar, vendi pa se rastet e tij ishin rritur më shumë se 40% në vetëm 24 orë. Këtë javë, numri i rasteve të përditshme vazhdon të rritet – madje ndërsa amerikanët praktikojnë distanca sociale duke punuar nga shtëpia, duke kufizuar ekskursionet në natyrë dhe duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit.
Për të përcaktuar se kah po shkon SHBA, 18 studiues të modelimit të sëmundjeve infektive zhvilluan parashikimet e tyre për mënyrën se si shpërthimi mund të evoluojë në muajt e ardhshëm.
Kështu, siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, ata vlerësuan se vetëm 12% e të gjitha rasteve të coronavirusit (përfshirë ato asimptomatike) ishin raportuar në SHBA me 15 mars, që do të thoshte se rreth 29,000 infeksione kishin mbetur të padiagnostikuara deri në atë kohë.
SHBA ka raportuar më shumë se 69,000 raste dhe më shumë se 1.000 vdekje që nga e enjtja.
Mesatarja e parashikimeve të studiuesve sugjeron që virusi mund të vriste rreth 195,000 njerëz në SHBA deri në fund të vitit, por ai numër ndryshon shumë në varësi të modelit.
Dhe modeli më ekstrem parashikoi që deri në 1.2 milion njerëz mund të vdisnin.
Për krahasim, një sezon tipik i gripit në SHBA vret midis 11,000 dhe 95,000 njerëz, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Jo të gjitha vdekjet nga coronavirusi që modelet parashikojnë, megjithatë, do të burojnë domosdoshmërisht nga shpërthimi i tanishëm.
Studiuesit thanë se një valë e dytë e infeksioneve ka të ngjarë të ndodhë në vjeshtë, diku midis gushtit dhe dhjetorit.
Mundësitë e kësaj ndodh, thanë ata, janë rreth 73%.
Por modeli më ekstrem nuk është ky – pasi modele të tjera parashikojnë kanë dhënë projeksione edhe më shqetësuese.
Më 16 mars, epidemiologët në Imperial College të Londrës lëshuan parashikime se si masat distancuese sociale mund të ngadalësojnë përhapjen e virusit në SHBA.
Ata parashikuan që 2.2 milionë në SHBA mund të vdisnin nëse nuk bëheshin përpjekje për të kontrolluar shpërthimin.
Sipas këtij skenari, numri i të vdekurve do të arrinte në fund të majit ose fillim të qershorit dhe rreth 81% e popullsisë amerikane përfundimisht do të infektoheshin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Vendim i pazakontë i familjes indiane – varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë ‘mortore’
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj