Sipas të dhënave të Worldometers, numri i të infektuarve me coronavirus në botë ka kaluar shifrën 525 mijë - 23, 700 njerëz vdiqën dhe 123,329 janë shëruar.

Ndërsa Kina po shërohet ngadalë dhe nuk ka transmetim lokal të virusit, situata është më e keqe në Evropë dhe Amerikë, transmeton Telegrafi.


Tashmë Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer Kinën, Italinë dhe Spanjën me numrin e rasteve të të infektuarve dhe tani SHBA është në krye të listës me më së shumti persona të infektuar.

1 16

Kina ka 81.228 raste, ndërsa Italia dhe SHBA po rriten për disa mijëra raste në ditë.

SHBA ka 81.285 raste të infeksionit me Covid-19, ndërsa Italia ka 80.589 raste të infektuara.

2 13

3 8

4 5

Aktualisht, më shumë se një e treta e popullsisë në botë, e vlerësuar nga OKB në 7.8 miliardë në vitin 2020, janë të ftuar të qëndrojnë në shtëpi.

Shumica e këtyre vendeve dhe territoreve, rreth 40 prej tyre, me një popullsi prej të paktën 2.3 miliardë, kanë vendosur një ndalim të detyrueshëm të lëvizjes. /Telegrafi/