LAJMI I FUNDIT:

E keqja e domosdoshme dhe dy duele

Një ndër karakteristikat kryesore të politikës post komuniste në vendin tonë është paracaktimi dhe personalizimi i konfliktualitetit politik. Është e njohur ndeshja, apo dueli Berisha-Nano një duel mirëfilli individual që për një kohë të gjatë ndikoi jetën politike dhe sociale të vendit. Madje kjo përplasje idesh dhe profilesh i kapërceu muret e institucioneve shtetërore duke zbritur në rrugë, në kafene madje edhe në furgonat e linjës. Po të udhëtoje me furgon në drejtim të një qyteti x, dashje pa dashje do përfshiheshe në debatin mbi këto dy figura politike. Me zell të madh njerëzit mbronin idhullin e tyre politik, nuk mungonin akuzat e ndërsjella madje herë-herë mund të bëheshe dëshmitar i debateve me zë shumë të lartë (karakteristikë kjo e jona kur debatojmë).

Erdhi koha kur ra gongu për njërin nga protagonistët më të përfolur, padyshim idhulli i një numri të madh shqiptarësh, ra intensiteti i shfaqjes së tij në ekrane dhe vendin e tij e zuri një i ri karizmatik dhe premtues. Pas këtij zëvendësimi kafenetë nuk ishin më aq të zhurmshme po ashtu edhe furgonat e linjës. A do arrinte të ishte një sfidant i denjë i riu në krye të opozitës? Njerëzit filluan të ishin nostalgjikë dhe shpesh herë kërkonin “ujkun e vjetër“ siç e quanin ata. Disa të tjerë shkonin më tutje duke e quajtur duelin si “e keqja e domosdoshme”.


Me gjithë përpjekjen e madhe, Edi Rama nuk arriti të ishte “e keqja e domosdoshme”. Megjithëse në shënjestrën e tij gjithmonë ishte kryeministri i vendit, ai kurrë nuk arriti nivelin e debatit politik të “ujkut të vjetër”. Padyshim që pozicioni, rrethanat kohore si dhe përforcimi i pozitës së “mentalitetit qytetarë” ka ndikim të madh. Madje në zgjedhjet e fundit lokale që u zhvilluan në vendin tonë, kryetari i opozitës u gjend shumë larg kryetarit të qeverisë. Modeli i duelit tradicional tashmë ishte i pamundur edhe për arsyen tjetër se kandidati sfidant ishte mjaftueshëm i përgatitur për t’i bërë ballë kryetarit të opozitës që kandidonte për të disatën herë në bashkinë e Tiranës. U tentua pareshtur imitimi apo improvizimi i duelit të dikurshëm, por qe një gjë e pamundur. Kryetari i qeverisë dhe forcës më të madhe politike në vend u distancua dukshëm nga një konfliktualitet politik me kryetarin e opozitës duke ia dorëzuar atë kandidatit të vet.

Çuditërisht duelit të njohur që unë përmenda më lart, nuk i ka munguar edhe një duel tjetër, ai intelektual, midis Ismail Kadare dhe Rexhep Qoses. Që në këtë fushatë janë gjendur shume aktivë. Këta dy intelektualë nuk kanë ndryshuar në qëndrimet ndaj njëri-tjetrit çka përbën një model paralel me modelin e sipërpërmendur, veçse në një rrafsh tjetër, në atë intelektual. Akademiku u shfaq shumë aktiv në fillim dhe gjatë fushatës, me retrospektiven e tij dhe kritikat e hapura ndaj kryetarit të qeverisë. Kurse shkrimtari i njohur, me letrën dërguar kandidatit të Aleancës për Qytetarin dëshmoi edhe njëherë ndjeshmërinë ndaj zhvillimeve politike në vend. Nëse krahasojmë ndërhyrjet e këtyre dy intelektualeve në jetën politike në momente të caktuara vëmë re se më tepër kanë ndikuar në prishjen e ekuilibrit të peshores politike sesa në ekuilibrimin e saj. Kujtojmë akuzat për mentalitet patriarkal ndaj kryetarit të Partisë Demokratike nga ana e akademikut. Vihet re ndërhyrje dhe përkufizime bardhë e zi që përndezin edhe më keq, madje i shtojnë një urë të ndezur zjarrit.

Modelet, duelet politike dhe intelektuale përbëjnë një element shumë të rëndësishëm për jetën dhe qytetarët e një vendi. Sepse psikologjizimi i krizës politike lidhet jo rrallë me një lloj magjepsje irracionale masive të masave ndaj këtyre modeleve. Sigurisht që shumë elementë sillen në kujtesë për natyrën e tyre historike dhe për të kuptuar disa faktorë aktualë. Por nuk duhet që me fanatizëm të jemi ithtarë vetëm të një modeli sepse mund të çojë në një përcaktueshmëri fatale të historisë së ardhshme politike. Ndërkaq duhet parë përpara drejt të resë duke besuar se elita politike dhe intelektuale është larg tentativave për të shpëtuar nga përgjegjësitë aktuale.

Në trend

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori