LAJMI I FUNDIT:

E gjelbra smerald, trendi i vitit

E gjelbra smerald, trendi i vitit

Ngjyra e gjelbër smerald është vlerësuar si ngjyra e vitit nga Pantone, autoritet global për standardet e ngjyrave profesionale, e inspiruar nga turizmi, ambientet dhe moda.

Kjo ngjyrë, sikurse portokallia, nuk është e lehtë për t’u veshur. Thjesht, përmbajuni rregullit: kur vishni diçka smeraldi, pjesa tjetër e veshjes duhet të jetë e thjeshtë dhe neutrale.Një palë pantallona me këtë ngjyrë, kombinuar me një bluzë me vija të bardha dhe një palë këpucë kafe, janë veshje trendi dhe jo e ekzagjeruar.

Mund t’i hidhni një sy koleksioneve të Dsquared, AMI apo Paul Smith për t’u frymëzuar.