LAJMI I FUNDIT:

“E dinim që nuk kishte marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviçit”: Vuçiq komenton tërheqjen e urdhër-arrestit për Radojiçiqin

“E dinim që nuk kishte marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviçit”: Vuçiq komenton tërheqjen e urdhër-arrestit për Radojiçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar lajmin e publikuar se autoritetet në Prishtinë kanë tërhequr urdhrin e arrestit për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Dhe lidhur me këtë, siç ka thënë Vuçiq, “ne e dinim gjatë gjithë kohës që Radoiçiq nuk kishte marrë pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit”.

“Unë e lexova atë lajm, por nuk jam i sigurt se çfarë saktësisht ka atje…”, ka thënë Vuçiq.


Ai thotë se autoritetet serbe e morën në pyetje Radoiçiqin dhe se, ndryshe nga të tjerët, ai kaloi “testin e poligrafit”.

“Ai ra në tema të tjera, por ai e kaloi çështjen e vrasjes së Oliver Ivanoviç. Ne e dinim me siguri se ai nuk merrte pjesë në atë vrasje”, citohet të ketë thënë më tej Vuçiq.

Prokuroria Speciale tërheq urdhër-arrestin ndaj Milan Radoiçiqit, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Lexo po ashtu Prokuroria Speciale tërheq urdhër-arrestin ndaj Milan Radoiçiqit, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Reagimi i presidentit të Serbisë vjen pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Milan Radoiçiqit i cili ishte i dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Sipas një dokumenti që ka siguruar Telegrafi, thuhet se vendimi është marrë me 23 shkurt të këtij viti, ndërkaq urdhër arresti ishte lëshuar më 14.08.2020.

Ndryshe, lideri i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, ishte qëlluar për vdekje mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018.

Që nga ajo kohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur t’i dëgjojë 40 dëshmitarë dhe t’i identifikoje tre persona që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori