LAJMI I FUNDIT:

Dzeko e Gerrard, në radarin e Realit

Dzeko e Gerrard, në radarin e Realit

Real Madridi papritur duket ta ketë ringjallur interesimin për mesfushorin anglez Steven Gerrard, ndërsa nga ana tjetër dëshiron të përforcojë opsionet edhe ashtu të forta në sulm, me transferimin e boshnjakut të Wolfsburgut, Edin Dzeko.

Sipas The Mirror, gjiganti spanjoll ka bërë një ofertë diskrete prej më se 30 milionë funtesh në drejtim të Liverpoolit për Gerrardin, por mbetet të shihet nëse ky i fundit do të transferohet në Bernabeu.

Gerrard në të kaluarën kishte refuzuar dy herë Chelsean, edhe pse ishte shumë pranë kalimit, kurse tani lojaliteti i tij ndaj klubit pritet të vihet maksimalisht në dyshim.

Nga ana tjetër njoftohet se Real Madridi ka filluar të kontaktojë përfaqësuesit e Dzekos, por sipas të gjitha gjasave Dzeko do të qëndrojë në Gjermani për të kaluar te Bayern Munichu në fund të sezonit. Nëse ndodh që Dzeko të transferohet në Bernabeu, e ardhmja e Karim Benzemas do të vihej automatikisht në dyshim. /Telegrafi/