LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për lidhje me Rusinë, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike të Gjermanisë

Dyshime për lidhje me Rusinë, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike të Gjermanisë

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser ka shkarkuar të martën kreun e agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike BSI, Arne Schönbohm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Schönbohm u hoq nga detyra e tij si kreu i agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike BSI pasi media raportoi se ai kishte lidhje me njerëz të përfshirë me shërbimet e inteligjencës ruse.

Shkarkimi fillimisht u raportua nga revista e lajmeve, Spiegel, dhe më vonë u konfirmua nga një zëdhënës i ministrisë së brendshme.


Faeser thuhet se ishte e shqetësuar për kontaktin e vazhdueshëm të Schönbohm me një shoqatë të quajtur Këshilli i Sigurisë Kibernetike i Gjermanisë.

Shefi kibernetik ndihmoi në krijimin e grupit pak më shumë se 10 vjet më parë, por organizata kohët e fundit është vënë nën kritika për lidhjet e saj me inteligjencën ruse.

Ministria ka thënë se vendimi për ta zëvendësuar atë ishte gjithashtu në interes të 1,500 punonjësve të agjencisë dhe aftësisë së tyre për të punuar pa spekulime në lidhje me çështjen e personelit.

Mendohet se pjesëmarrja e Schönbohm në festimet e përvjetorit të grupit muajin e kaluar i solli gjërat në këtë nivel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori