Punëtorët e Postës së Kosovës nuk mund të presin lajme të mira rreth vendimit të Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës. Kjo pasi Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e kanë hedhur poshtë ankesën e Postës.
Autoriteti kishte konstatuar se prania e Postës nëpër institucione publike dëmton konkurrencën, përkatësisht është në kundërshtim me Ligjin e Konkurrencës.
Pretendimet e punëtoreve, menaxhmentit dhe bordit të Postës së Kosovës se ky vendim është i kundërligjshëm, janë hedhur poshtë pasi që Gjykatat Themelore dhe ajo e Apelit i kanë hedhur poshtë ankesën e Postës së Kosovës, duke marrë vendim në favor të Autoritetit. Vendimi i Autoritetit pritet të bëhet i plotfuqishëm pasi të merret aktvendimi përfundimtare i kësaj çështje.
KosovaPress ka siguruar vendimet e Gjykatave të cilat kanë refuzuar ankesën e Postës së Kosovës. (DOK)
Ndërsa, kryetari i Autoritetit Kosovarë Kundër Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se janë në pritje të aktvendimit përfundimtarë të gjykatës përkatës.
“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vendimin 41/16 të datës 06.12.2016 e ka marrë pas një procesi të shqyrtimit të fakteve dhe argumenteve të mbledhura. Ndërkohë, nëpërmjet emailit zyrtar jemi informuar se Posta e Kosovës ka iniciuar aktpadi për konflikt administrativë kundër këtij vendimi, dhe sipas plotësim ndryshimit të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, neni 26, “Inicimi i konfliktit administrative e ndalon ekzekutimin e vendimit. Ne kemi qenë në pritje të aktvendimit të gjykatës, mirëpo, më datën 28.02.2016 e kemi marrë aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e ka refuzuar padinë e Postës së Kosovës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, gjë që të njëjtin e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit. Tani e tutje jemi në pritje të përfundimit meritor të aktgjykimit nga gjykata kompetente”, ka thënë Prestershi përmes përgjigjes elektronike.
Ndërsa, kryetari i Bordit të Postës së Kosovës, Halit Isufi, vazhdon të këmbëngul se vendimi i Autoriteti Kundër Konkurrencës (AKK), për largimin e filialeve të postës nga objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme është i padrejtë, pasi thotë se kanë ka licencë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
“Kërkesat tona që i kemi dërguara tek Qeveria e Kosovës, nuk i di arsyet pse kanë hasur në jo mirëkuptim, prandaj edhe vendimi i fundit që e ka marrë Agjencinë e Konkurrencës, ka qenë shumë i padrejtë për shkak se të hyrat tona vet anakë PK, i siguron me cent. Thjeshtë çdo marrëveshje që e kemi bërë për kryerjen e shërbimeve me operator ekonomik, me institucione të tjera, i kemi bërë në kuadër edhe për kryerjen e shërbimeve financiar tash që jemi edhe në Ministrinë e Punëve e të Brendshme edhe në disa komuna, brenda objekteve që i kryem shërbimet financiare jo bankare. E kemi licencën e BQK-së, e cila na ka mundësuar me kryer këtë shërbim si kompani, kemi mbështetje ligjore sepse kemi vendim nga BQK-së“, tha Isufi.
Po ashtu, Isufi ka treguar se Posta e Kosovës në ato hapësira të MPB-së, ka bërë investime deri në 200 mijë euro.
“Në ato zyra, hapësira na ka lëshuar komuna dhe ministria, ato zyra i kemi modifikuar me mjetet tona, vlerën totale diku mund të shkoj rreth 100-200 mijë euro por është e hyrë e jonë. Thjeshtë i kemi pajisur zyrat me PC”, tha Isufi.
Isufi ka folur edhe për vendimin që MPB-ja e ka marrë duke e respektuar vendimin e Autoritetit. Ai po ashtu ka treguar edhe pse punëtoret kanë dal në protestë
“Ai vendim si na ka ardhur neve në formë të prerë ka qenë me tre anëtarë pro votës dhe dy anëtarë kundër. Thjeshtë nuk është vendim që është marrë në pajtueshmëri me gjithë anëtarët e bordit. Vendimi i fundit që e ka marrë MPB-ja për ta respektuar atë vendim të Autoritetit të Konkurrencës na ka sjellë para një akti të kryer. Nuk kemi pasur zgjedhje tjetër për shkak se kemi dashur të jemi korrekt edhe me punëtorët e PK-së. Thjeshtë atë punë, atë organizim e ka bërë sindikata. Sindikata e ka thirre një protestë të tillë dhe me të drejtë është dal para Kuvendit e kanë ngrit zërin për shkak të mbrojtjes së pagës së tyre ….Kanë dal në mbrojtje të interesave të veta në këtë rast të kompanisë….Ai vendim ka qenë plotësim i pa drejtë për shkak se ne e kemi aksionar Qeverinë e Kosovës, Qeveria e Kosovës neve nuk na ka mbështet asnjëherë financiarisht“, tha Isufi.
Ai po ashtu ka thënë se PK-ja për herë të parë pas ndarjes nga Telekomi dhe Vala ka arrit të përmbyll vitin me profit. Sipas tij, vitin që e lamë pas Posta ka dal në fitim për 50 mijë euro. /KosovaPress /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët