LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur në ndeshjen e veturës me kamion

Dy të vdekur në ndeshjen e veturës me kamion

Dy të rinj, banorë të fshatit Bresalc të Gjilanit, kanë mbetur të vdekur pas përplasjes së veturës me të cilën udhëtonin me një kamion. Policia ka konfirmuar se viktimat janë vozitësi i makinës, Jeton Syla 28-vjeçar dhe Teuta Syla 20-vjeçare, të dy banorë të Bresalcit.

Dy pasagjerë të tjerë të veturës, njëri 21 dhe tjetri 13 vjeç janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 18:10, derisa vetura me katër veta po lëvizte në magjistralen Prishtinë – Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se vozitësi i kamionit, Jashar Avdullahu, 43-vjeçar, me vendbanim në Gjilan, duke drejtuar kamionin transportues të markës DAF me targa vendore, ka bërë tejkalim të pasigurt. /Express/