Dy studentë gjermanë, me një projekt të mirë online: Ndihmë për refugjatët që kërkojnë punë!
Dy studentë nga Berlini ndihmojnë përmes një faqeje interneti refugjatët për të gjetur punë në Gjermani. Por, përpara se të nënshkruhet kontrata, duhet të kapërcehen një sërë hapash burokratikë në Zyrën e të Huajve
Studentët entuziastë berlinerë, kanë krijuar faqen e internetit, përmes së cilës refugjatët që kërkojnë punë mund të lidhen me punëdhënës potencialë në Gjermani. Punët që ofrohen janë nga më të ndryshmet: kujdestarë për pleq, ndihmëskuzhinier, zhvillues për software, kujdestare për fëmijë e kështu me radhë, shkruan dw.de. Përveç ofertave, faqja përmban edhe një listë me emra sipërmarrjesh të interesuara për të punësuar refugjatë.
Nga ana tjetër, në këtë faqe mund të prezantojnë veten edhe të interesuarit për punë. Shumica e tyre janë refugjatë nga disa vende arabe, apo nga Afrika. Disa kërkojnë punë në profesionin e tyre, të tjerë janë të gatshëm të bëjnë çdo lloj pune.
“Unë nuk dua të jem i papunë, por ta financoj vetë jetën time”, shkruan Housam Y., që jeton në Hamburg prej pesë muajsh.
Ai ka studiuar në Damask për Drejtësi dhe kërkon një vend si praktikant, punësim të përhershëm, punë të pjesshme, çfarëdo të jetë.
Të bie në sy se ndër refugjatët ka disa që janë me arsim të lartë, p.sh. dy dentistë, një urolog, një arkitekt, një biokimist, një mësues i anglishtes. Shumica e refugjatëve thonë se flasin gjuhën e tyre amtare dhe anglisht ose frëngjisht.
Problemi është se ata nuk e njohin mirë gjuhën gjermane dhe në tregun gjerman të punës është e vështirë të gjesh punë në shumë profesione pa njohuri të mira të gjermanishtes. Megjithatë, për dikë që ka studiuar informatikë, nuk është e vështirë të gjejë punë, edhe nëse flet vetëm arabisht dhe anglisht.
Ralf Czudzewitz nga Braunshvajgu ka një firmë që ofron shërbime dhe përkujdesje për të moshuarit dhe që po kërkon përmes faqes workeer.de refugjatë të aftë për një punë të tillë. Por, përpara se nënshkruhet kontratat e punës, duhet të kapërcehen një sërë hapash burokratikë me Zyrën e të Huajve, si: statusi i qëndrimit, sa kohë ka personi që jeton në Gjermani e kështu me radhë. Po ashtu, edhe Zyrat e Punës kontrollojnë nëse refugjatët punësohen sipas tarifave që ekzistojnë në Gjermani dhe nëse ata punësohen tek firma që bën kontratën, apo trajtohen si nënkontraktorë.
Philipp Kühn dhe David Jacob duan ta zgjerojnë projektin e tyre. Për momentin faqja është në version beta, pra në fazë testimi. Përveç ofertave për vende pune, ata duan të ofrojnë në faqe edhe udhëzime për t’ju ardhur në ndihmë azilkërkuesve që kërkojnë punë dhe punëdhënësve që duan t’i punësojnë se si të kapërcejnë pengesat burokratike në Gjermani.
Kühn dhe Jacob, që studiojnë në Shkollën e Lartë për Teknikë dhe Ekonomi në Berlin (HTW) kanë bërë reklamë për projektin e tyre në strehimoret për azilkërkuesit në Berlin dhe shpresojnë që projekti i tyre të bëhet edhe më i njohur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInformata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington