LAJMI I FUNDIT:

“Dy rrëfime dashurie” shfaqet në Melbourne

“Dy rrëfime dashurie” shfaqet në Melbourne

Në fund të këtij muaji, filmi dokumentar "Dy rrëfime dashurie" nga Shota Bukoshi do të shfaqet në “Melbourne International Film Festival” në Melbourne të Australisë në kategorinë e filmave të shkurtër.

"Dy rrëfime dashurie" është filmi dokumentar i parë i Shota Bukoshit dhe ka fituar çmime në Festivalet "Young, Short & Ambitious" në Vjenë, Austri dhe ne Dokufest në Prizren.

Eshte prodhuar nga 3Vstudio me përkrahjen e "Swiss Agency for Development and Cooperation".

Ekipi e filmit ka pasur këtë përbërje:


Regjia: Shota Bukoshi
Fotografia: Gazmend Bajri
Montazhi: Gazmend Bajri
Zëri: Pëllumb Ballata
Muzika: Ilir Bajri

Sinopsisi i filmit:

Një vizitë dy familjeve rome në Kosove e hap botën paralele të shoqërisë kosovare në margjina, si dhe asaj qendrore. Pamje nga rrethi i jetës, dashurisë, punës dhe humbjes, gërshetohen për të treguar rrëfime krejtësisht të ndryshme. Pothuajse pa vërejtur, shikuesi hyn në jetët e këtyre njerëzve, i intriguar të zbulojë sa më shumë rreth tyre. Ngjyra dhe pamjet, në mënyrë shumë të qetë por njëkohësisht shumë të drejtpërdrejtë, e përçojnë një llojllojshmëri emocionesh e disponimesh: prej atyre të hareshme e plot dritë, deri te ato të errëta e të pa shpresë.