LAJMI I FUNDIT:

Dy persona janë paraqitur të zhdukur në Shkup

Dy persona janë paraqitur të zhdukur në Shkup

Dy persona janë paraqitur të zhdukur, një vajzë e mitur dhe një burrë 32-vjeçar.

Në orën 15:00 në stacionin policor të Gazi Babës B.B. (42) nga Shkupi ka paraqitur se nga shtëpia e tij është larguar vajza e tij e mitur, e cila edhe më herët ishte larguar nga shtëpia, me çka e kishte kthyer policia.

Në stacionin policor të Bit Pazarit D.S. (39) nga Shkupi ka paraqitur se nga shtëpia është larguar vëllai i tij D.E. (31).


Janë marrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/