LAJMI I FUNDIT:

Dy libra të rinj të Kadaresë në Itali

Dy libra të rinj të Kadaresë në Itali

Ismail Kadare, kandidat disa herë i çmimit Nobel për letërsi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e shtypit, por edhe të lexuesit të huaj. Si shkruan portali Zhurnal, vetëm pas pak ditësh Kadare do të jetë i pranishëm në libraritë italiane me dy nga librat e tij. Bëhet fjalë pikërisht për "Aksidenti" nga shtëpia botuese "Longanesi", ndërkohë që më 22 prill, shtëpia tjetër botuese "Fandango" do të ribotojë e hedh në treg "Përbindëshin".

Romani "Aksidenti" është historia e marrëdhënies së një vajze shqiptare me një diplomat të huaj. Ngjarja zhvillohet në kohën e luftës së Kosovës. Ky libër është shkruar pesë vjet më parë dhe është botuar në frëngjisht, spanjisht e italisht.

"Përbindëshi", ngjarja e te cilit zhvillohet në vitet ‘60, në atë kohë kur Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik i kanë prishur marrëdhëniet mes tyre. "Përbindëshi", i shkruar në vitin 1965, është censuruar në Shqipëri për 25 vjet. /Koha/