Isuf Lokaj ka dy djem të vrarë dhe një tjetër që edhe sot e kësaj dite mbetet i zhdukur.
Lokaj për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tregon për momentin kur iu vranë djemtë në ish-fshatin Berzhenik tani Dardania3.
“Natën kritike kemi qenë të mbledhur të shtëpia jonë bashkë me fqinjët. Jemi futur në një podrum. Na kanë zënë të gjithëve. Dy djemtë e mi i kanë ndarë ndërsa neve tjerëve na kanë zhvendosur rreth 200 metra. Na kanë mbajtur armët te koka dhe nuk kemi mundur as të ngremë kokat. Kemi dëgjuar krisma por nuk e kemi ditur se çfarë po ndodh”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Djalin e madh e kam gjetur në qoshe të shtëpisë të vrarë ditën e nesërme. Djalin e dytë e kanë djegur në shtëpi”.
Lokaj thotë se gjatë natës kritike të gjithë kanë qëndruar në një dhomë bashkë me mysafirët.
“Serbët i kanë ditur se ne po mbajmë mysafirë në shtëpi. Neve na kanë ardhur me emra dhe djemtë e mi i kanë thirrur me emra. Kemi qenë familje në sy të tyre. Ne e kemi njohur që njëri nga ta ka qenë inkasanti i rrymës”.
Isuf Lokaj tregon se sot e kësaj dite nuk di asgjë për djalin e tij që në atë kohë ishte 17-vjeçar.
“Burimi ka shkuar te nipat në Carabreg. Nga aty ka shkuar në Irzniq e më pas në Prapaqan. Në Prapaqan njerëzit e kanë njohur dhe ka qëndruar me ta. Në Prapaqan tani ka shpërthyer lufta dhe është përzier situata. Ne kemi informacione se Burimi ka kaluar nga Prapaqani dhe flitet se ka shkuar në Tiranë. Nga aty nuk dimë ka shkuar në Itali apo ku ka shkuar”, tregon më tej Isuf Lokaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri