LAJMI I FUNDIT:

Dy arbitra kosovarë në seminarin e FIFA-s

Dy arbitra kosovarë në seminarin e FIFA-s

Arbitrat, Genc Nuza dhe Besfort Kosumi, janë pjesë e seminarit të FIFA-s, i cili po mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tirana. Dyshja e arbitrave është përzgjedhur nga Komisioni i Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës për të prezantuar këmishëzinjtë kosovarë në këtë seminar, në të cilin ligjërojnë dy arbitra të FIFA-s, anglezi Steve Bennett dhe polaku Gregory Krzosek.

“Vetë prania jonë këtu në Tiranë do thotë shumë për futbollin e Kosovës, por edhe për neve dy gjyqtarët kosovarë”, tha Nuza. “Është nder për ne që te jemi pjesë e këtij seminari, ku ligjërojnë gjyqtarë nga FIFA dhe kemi mundësinë që të njihemi me të arriturat e fundit në këtë lëmin tonë”, tha Nuza, duke shtuar se “nuk është pak të mësosh nga një arbitër siç është Bennett”. Nuza është arbitri më i ri në këtë seminar nga gjithsej 30 sosh, sa marrin pjesë. Arbitri tjetër kosovar, Kosumi (29) thotë se kjo është mënyra më e mirë e avancimit për arbitrat e rinj.

“Nëse duam të avancohemi dhe mbesim në hap me kohën, atëherë këto seminare janë mundësia më e mirë. Këtu mëson për më të rejat në futbollin evropian dhe botëror, thjesht nuk mbetesh prapa kolegëve të tjerë nga e mbarë bota”, tha Kosumi. Nuza dhe Kosumi janë dy nga arbitrat më premtues në futbollin e Kosovës. Seminari do të zgjasë pesë ditë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori