Kosova do të shkojë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, me koalicione të mëdha parazgjedhore, praktikë kjo që për herë të parë po ndodh në këtë vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të regjistruar për zgjedhje ka 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 inciativa qytetare.
Dy partitë politike më të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të garojnë në dy blloqe të mëdha koalicionesh kundër njëra tjetrës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme.
Haradinaj, Hoti dhe Kurti
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismën, garojnë në një koalicion. Listën e prin lideri i PDK, Kadri Veseli, ndërsa kadidati i kësaj liste për kryeministër është Ramush Haradinaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), së bashku me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe Alternativën, garojnë në një koalicion siç thonë të djathtë, me pretendentin për kryeministër, Avdullah Hoti, ministër i Financave në qeverinë e Isa Mustafës. Ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër është Albin Kurti.
Favorizimi i koalicioneve
Analistët politikë thonë se krijimi i dy blloqeve të mëdha politike në Kosovë është një përgjigje ndaj sistemit zgjedhor, i cili tashmë është vërtetuar se favorizon koalicionet parazgjedhore.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në listat për deputetë, thuhet se mund të ketë kandidatë, të cilët kanë probleme me ligjin. Kjo për faktin se Kosova ende nuk ka një ligj, apo kod të mirësjelljes, i cili ua ndalon personave, të cilët janë nën hetime apo kanë aktakuza, të kandidojnë për deputetë. Sipas ligjit aktual të zgjedhjeve u ndalohet kandidimi vetëm atyre personave që kanë dënime të shkallës së prerë.
Kandidojnë të korruptuarit?
Prania ndërkombëtare në Kosovë u bëri thirrje partive politike që në listat për deputet të mos përfshijnë njerëz që kanë probleme me ligjin. Është ambasada e SHBA-së në Kosovë e cila thotë se “partitë politike duhet të kenë në listat për deputetë vetëm ata persona të cilët nuk janë të njollosur me afera korruptive”.
“Kandidatët e partive politike duhet të jenë shembull për të gjithë qytetarët e vendit, duke përfshirë femrat dhe të rinjtë”, shprehet në një deklaratë ambasada e SHBA-së, me porosinë, ”punoni për vendin dhe qytetarët e tij”. Ambasada e SHBA-së, pret që zgjedhjet e 11 qershorit të përmbushin standardet evropiane.
Vlerësimet e analistëve
Analistët politik nga ana e tyre thonë se mospërfshirja në listat zgjedhore e kandidatëve që kanë probleme me ligjin, i bënë të besueshme partitë politike që do të realizojnë premtimet e tyre.
Imer Mushkolaj, analist politik i tha DW-së, se “kandidimi e më pas zgjedhja e njerëzve që kanë probleme me ligjin prodhon pasoja të rënda”.
“Subjektet politike duhet të mos iu japin shans të tillëve, ndonëse e kanë të vështirë të veprojnë kështu. Thuajse në të gjitha partitë njerëzit e fortë, njerëzit që nuk njohin rend as ligj, përbëjnë një masë të konsiderueshme. Ata sigurojnë shpesh mjete financiare për partinë, ata kanë ndikim në parti, ata duan të jenë në lista, ata duan të zgjidhen”, thotë Imer Mushkolaj.
Ai i bashkohet thirrjes së ambasadorëve për dekriminalizim të listave zgjedhore, por sipas tij, listat në të vërtetë pastrohen nga votuesit.
Votuesit duhet të dënojnë të korruptuarit
“Ambasadorët, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, nuk do t’i pastrojnë listat. Listat mund dhe duhet të pastrohen nga votuesit. Edhe nëse partitë politike zgjedhin të ofrojnë kandidatë të kriminalizuar, të korruptuar, të pazot, votuesit duhet t’i ndëshkojnë ata me votën e tyre”, thotë Imer Mushkolaj.
Jo më pak kritik ndaj partive politike, bazuar në praktikat e deritashme shprehet edhe analisti Blerim Burjani.
Ai është i bindur se pjesëmarrja në zgjedhje nuk do të jetë e lartë përveç, “përfituesve partiakë”, e të tilla janë shumë në Kosovë.
“Këto zgjedhje janë joatraktive, joshpresëdhënëse për qytetarët. Rinia është vetëdijësuar? Kur s’po munden të gjejnë veten në Kosovë, atëherë po aplikojnë për të dalë nga shteti. Profile të shumta kanë ikur dhe janë në ikje për një jetë më të mirë: profesorë, mjekë, inxhinierë, këngëtarë, artistë dhe gjithçka tjetër. Kosova po mbetet shtet vetëm i atyre që po përfitojnë nga politika”, thotë Blerim Burjani. Ai thotë se dalja e qytetarëve në zgjedhje do të jetë sfida më e madhe e Kosovës.
“Si mund të votohet për të ricikluar korrupsionistë dhe përfitues personal. Si të votohet për njerëz që kanë ngritur pensione për deputetë dhe kanë rritur paga dhe kanë aprovuar ligje që në rast se s’janë më në politikë, mund të kthehen aty ku ishin, të punojnë në shërbim civil të shtetit. Po kush do të merrej në botën perëndimore me këtë kategori njerëzish. Qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijësohen se kujt po ia japin votën”, thotë Blerim Burjani.
Fushata ka filluar
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit zyrtarisht fillon me 31 maj mirëpo subjektet politike tanimë kanë nisur fushatën.
Analisti Naim Rashiti i tha DW-së, se megjithë kompleksitetin e koalicioneve, të gjithë duhet të respektojnë rregullat dhe të japin shembullin e një qytetarie. “Fushata të jetë e denjë, pa fyerje dhe me respekt të ndërsjellë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Liderët dhe subjektet duhet të përkushtohen për këtë qëllim. Ndarja e listave mes shumë subjekteve rrezikon të shkaktojë telashe mes kandidatëve brenda subjektit dhe mes subjekteve të koalicioneve. Prandaj të gjithë kandidatët duhet të sillen në kuadër të rregullave”, thotë Naim Rashiti.
Sipas tij, pranimi i rezultateve dhe formimi i Qeverisë duhet të bëhen përmes konsultave, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellët politik.
“Cilido subjekt apo koalicion që mbetet në opozitë, të bëjë një opozitë të konsoliduar, të zëshme, e cila fuqishëm monitoron qeverinë dhe pranon të bashkëpunojë në tema të caktuara. Barra kryesore për mbarëvajtjen e punës se institucioneve dhe marrëdhënieve me opozitën bie mbi partitë, të cilat formojnë qeverinë, prandaj përgjegjësia duhet të jetë e madhe”, thotë Naim Rashiti.
Analistët parashikojnë se kushdo që i fiton zgjedhjet e 11 qershorit, menjëherë do të ballafaqohet me të paktën tri çështje të mëdha, që kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe konsensus të gjerë politik e institucional.
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, që është kusht për liberalizimin e vizave, vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe fillimi i punës së Gjykatës Speciale, ku pritet të ngrihen aktakuzat e para për krimet e pretenduara gjatë luftës së UÇK. Të tri këto çështje pritet të shkaktojnë tensione, ndonëse zgjidhjet për to janë të pashmangshme./dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025