LAJMI I FUNDIT:

Dukmanoviq nuk mund të jetë ambasador i Maqedonisë në Tel Aviv, posedon nënshtetësi të dyfishtë

Dukmanoviq nuk mund të jetë ambasador i Maqedonisë në Tel Aviv, posedon nënshtetësi të dyfishtë

Misho Dokmanoviq, ambasadori i emëruar nga qeveria në Tel Aviv të Izraelit duket se po shkel ligjin pasi që profesori i njohur ka shtetësi të dyfishtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dokmanoviq është edhe shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, gjë që sipas nenit 36 të Ligjit për punë të jashtme, një person nuk mund të emërohet si diplomat dhe ambasador i vendit tonë në një vend të huaj, për arsye se bie ndesh me ligjin.

Nga Ministria e Jashtme për gazetën për “Koha.mk” deklaruan se në këtë fazë të emërimit të ambasadorëve nuk janë në gjendje që të japin asnjë deklaratë, as për rastin konkret, mirëpo as për emrat e kandidatëve të cilat gjenden në listën e propozuar nga Qeveria.


Nga ana tjetër, edhe vet profesori Dokmanoviq nuk e mohon se posedon shtetësi të dyfishtë.

Përveç Dokmanoviqit, në listën e kandidatëve për ambasadorë gjendet edhe një tjetër me shtetësi të dyfishtë. Ndryshe, vendi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur një përvojë me shkelje ligjore gjatë emërimit të ambasadorëve në vendet e huaja./Telegrafi/Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Kalo në kategori