LAJMI I FUNDIT:

Dukja e Oscarit vjen nga trupi i një asistenti që pozoi nudo

Dukja e Oscarit vjen nga trupi i një asistenti që pozoi nudo

Statuja Oscar – ikona prej ari, është projektuar në letër nga Cedric Gibbons, dhe transformuar në një skulpturë nga artisti George Stanley.

Gibbons, i lindur në Irlandë, ishte një prej dizajnuesve më me ndikim në Hollywood. Si djalë i një arkitekti, besohet se ai ka qenë i vetmi projektues në Hollywood që udhëtoi në Paris në vitin 1925 për të vizituar format e ndryshme të artit që gjendeshin atje.

Një deklaratë interesante e ka dhënë gruaja e tij, aktorja meksikane Dolores del Rio, sipas të cilës, shoku i saj, Emilio Fernandez, një asistent në Hollywood, kishte pozuar nudo për George Stanleyn që i kishte shërbyer si model për statujën. Diçka e tillë i shton ekzotizëm historisë së Oscar.


Një asistent në Hollywood pozoi nudo dhe dukja e Oscarit vjen nga trupi i tij

Nëse historia e Emilio Fernandez është disi e paprovuar, emri ‘Oscar’ mbetet akoma një mister. Zyrtarisht, statuja quhet Çmimi Akademik i Meritës, por të gjithë në Hollywood e njohin si Oscar që nga viti 1934. Vetë Akademia iu përshtat këtij emri në vitin 1939.

Historia më e mundshme është se kur ish-drejtoresha e Akademisë, Margaret Herrick, e pa për herë të parë statujën, ajo tha se ngjante si xhaxhai i saj, i cili e kishte emrin Oscar.

Ka pasur edhe pretendime të tjera për emrin në atë kohë, përfshirë atë se Bette David e pagëzoi me emrin e bashkëshortit të saj të parë, Harmon Oscar Nelson. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori