LAJMI I FUNDIT:

Duke konsumuar ushqim të shpejtë e pije të gazuara, 17-vjeçarit i bëhet gjoksi si i një femre

Duke konsumuar ushqim të shpejtë e pije të gazuara, 17-vjeçarit i bëhet gjoksi si i një femre

Për djemtë, rritja e gjinjve mund të jetë mbase makthi më i madh. Për këtë 17-vjeçar nga Kina, fatkeqësisht ky makth u bë realitet.

Djaloshit të identifikuar si Maomao iu rrit dukshëm masa e gjoksit pasi e ‘teproi’ pak me konsumin e fast food-eve dhe pije të gazuara. Rasti i tij është trajtuar në Nanjing në Kinë dhe sipas doktorëve nuk është i vetmi në llojin e tij.

Numri i meshkujve që u rritet gjoksi pasi konsumojnë ushqime me nivele të larta estrogjeni, është relativisht i lartë dhe vazhdon të rritet. Rasti më i fundit bëhej fjalë për një 26-vjeçar që kishte shfaqur të njëjtat simptoma.

Prindërit e tij menduan fillimisht se zhvillimi i gjëndrave mamare tek djali i tyre vinte si pasojë e peshës, por nisën të shqetësohen edhe më tej kur gjinjtë vazhdonin të rriteshin. Gjoksi i Maomaos ishte i njëjtë me atë të një vajze adoleshente dhe plotësisht i formuar.


Djali, që ishte ‘i fiksuar’ pas fast-foodeve dhe pijeve me gaz, iu nënshtrua një ndërhyrjeje plastike që zgjati rreth dy orë për të zvogëluar gjoksin dhe për të hequr masën dhjamore në bark.

Doktorët këshilluan për rastin e tij konsum më të madh të perimeve, barishteve dhe ujit. /Shqiptarja/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori