Përdorimi i duhanit është tani shkaku i parë i vdekjeve në botë. Drejtori i Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se jo të gjitha vendet e botës po marrin masat e nevojshme për ndalimin e duhanit. Dr. Thomas Frieden, po ashtu përmendi kërcënime të tjera për shëndetin global kohët e fundit në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington.
Më tepër se 5 milionë njerëz vdesin çdo vit ngaqë pijnë duhan, shumë prej tyre në vendet në zhvillim. Doktor Thomas Frieden përmend vende si Shtetet e Bashkuara dhe Uruguaji, programet e të cilëve kundër duhanit kanë pasur sukses. Ai thotë se shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe vende të tjera.
"Duhani është tani shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Ai shkakton më tepër vdekje se sa SIDA, tuberkulozi dhe malaria të marra së bashku. Dhe ndryshe nga këto sëmundje, të cilat janë duke u pakësuar, duhani po bëhet tani më tepër shkak i vdekjeve", thotë doktori.
Por pirja e duhanit është jo vetëm një nga problemet kryesore të botës, thotë Dr. Frieden; ai shton se vdekjet nga aksidentet në trafik po bëhen si epidemi. Ai thotë se çdo vit në trafik humbin jetën më tepër se 1 milionë vetë, mes tyre edhe njerëzit që ecin më këmbë dhe me biçikletë:
“Ajo që do të ndodhë në 20-25 vjetët e ardhshëm, në se nuk marrim masa urgjente, është se vdekjet në trafik do të shtohen nga 2 për qind të të gjitha vdekjeve që përbëjnë tani, në 3 për qind e gjysmë. Ato do të bëhen shkaku i 5-të i vdekjeve në mbarë botën”.
Dr. Frieden thotë se infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, si tuberkulozi, vazhdojnë të jenë një tjetër problem kyç. Ai thotë se një miliardë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm dhe dy miliardë e gjysmë jetojnë në kushte jo të mira sanitare. Ai thotë se në se njerëzit do t’i kishin këto kushte të nevojshme, do të parandaloheshin vdekjet e miliona njerëzve, mes tyre fëmijë që vdesin nga diarreja:
“Ende ka raste të kolerës në shumë vende të botës, gjë që pasqyron dështimin tonë për të siguruar ujë të pijshëm dhe kushtet e nevojshme sanitare”.
Drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se SIDA vazhdon të jetë shkaktari kryesor i vdekjeve në Afrikë. Ai thotë se pjesë e problemit është se gjysma e njerëzve të infektuar me virusin HIV, që shkakton SIDË-n, nuk e dinë fare se janë të infektuar:
“Ne e dimë se njerëzit që e dinë se janë të infektuar nga sëmundja është më pak e mundur të ta përhapin infeksionin tek njerëzit e tjerë dhe e vetmja mënyrë për të marrë ndihmën e nevojshme është të dish që je i infektuar”, thotë Frieden.
Dr. Frieden thotë se obeziteti po ashtu është një problem përherë e më shqetësues për shëndetin. Ai thekson se tani në botë ka më tepër persona mbi peshë, se sa nën peshë.
Ai shton se numri i përvitshëm i vdekjeve nga kanceri mund të përgjysmohet, nëse njerëzit e lenë duhanin, kanë një dietë më të shëndetshme dhe aktivitet më të madh fizik. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame