Kush do të ketë marrëdhënie të mrekullueshme në shtrat, duhet ta marrë shumë në konsideratë faktin e lënies së duhanit.
Arsyet për të hequr dorë nga duhani janë me qindra: duhani helmon mushkëritë, rrit rrezikun për sëmundjet e kancerit, shkakton plakje të parakohshme të lëkurës. Por mbi të gjitha, sipas një studimi australian, meshkujt që pinë një paketë duhan ose më shumë në ditë, rrezikojnë të ‘dështojnë në misionin e tyre’ në shtrat shumë më shpesh se jo duhanpirësit. Faktori “defaillance” është pikërisht 40% më i lart krahasuar me ata që i kanë thënë jo duhanit.
Risjelljen në vëmendje të alarmit për impotencë të duhanpirësve e ka bërë një hulumtim i kryer në Australi dhe botuar nga “Tobacco Control”. Rezultatet kanë dalë nga analiza e pyetësorëve të mbushur nga më shumë se 8 mijë meshkuj me moshë 19-59 vjeç. Autorët e studimit, hulumues të Heath Promotion Unit në Sidney, shpjegojnë: "Rreth 10% e kampionit, ka deklaruar probleme ereksioni gjatë muajit të fundit, ose më shpesh gjatë vitit të fundit".
Në grupin e atyre që kanë rrëfyer se kanë ndeshur probleme të tilla, 25% ishin duhanpirës, një e pesta pinte pak a shumë një paketë në ditë, 6% më shumë se 20 cigare n ditë. "Rezultatet nxjerrin në dukje dhe ritheksojnë lidhjen e ngushtë mes duhanit dhe problemeve seksuale, të cilat bëhen më serioze me shtimin e cigareve të pira", thonë shkencëtarët australianë. Një e dhënë për të gjithë: ata që pinë një kuti në ditë, kanë 24% vështirësi më shumë krahasuar me një që nuk pi duhan, në lidhje me ereksionin. Pastaj, nëse këtij kuadri i shtohen edhe sëmundje të tjera kardiovaskulare ose mosha e shtyrë, problemet sa vijnë edhe rriten. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker