Bolinas, qytet ky në veri të San Franciskos është qyteti i parë në SHBA që ka vendosur të kuptojë më shumë për coronavirusin – duke i testuar të gjithë qytetarët e saj.
Ky qytet në veri të Kalifornisë, mëton të bëhet i pari në SHBA që të gjithë qytetarët i ka testuar për COVID-19. Hulumtuesit shpresojnë që ky veprim do të ndihmojë të kuptojnë sesi po përhapet coronavirusi në shoqëri, transmeton Telegrafi.
Përmes fushatës GoFundMe janë mbledhur 300 mijë dollarë për blerjen e testeve dhe pajisjeve tjera të nevojshme, e dy sipërmarrës të këtij qyteti kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre në mënyrë që hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë t’ju ndihmojnë, kurse vullnetarët lokalë kanë krijuar një ueb-faqe në të cilën qytetarët mund të regjistrohen dhe të ndihmojnë.
Për shumicën e qytetarë është e qasshme metoda “drive in” e testimit, kurse ata që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe me nevoja të veçanta, organizatat lokale jofitimprurëse së bashku me personelin mjekësor, shkojnë shtëpi më shtëpi për t’i marrë mostrat qytetarëve. Në këtë qytet nuk janë lënë anash as të pastrehët, si dhe ata që jetojnë nëpër veturat e tyre.
Mjeku Aenor Sayer është duke koordinuar çështjen e testimeve në këtë qytet, kurse qëllimi i tërë kësaj është të mësojnë më shumë për zhvillimin e antitrupave. Ai thotë se hulumtimi në tërë komunitetin është i nevojshëm, me qëllim që të mund të merret më lehtë vendimi nëse duhet zbutur masat preventive dhe të shfuqizojnë kufizimin e lëvizjes.
“Është e pakuptimtë të fillojmë me shfuqizimin e masave, pa pasur ndonjë informacion lidhur me atë se si po zhvillohet coronavirusi në komunitet”, ka shtuar Sayer.
Ai shpjegoi se për këtë nevojiten të bëhen dy lloje të testeve – testet PCR që tregojnë nëse ka infeksion të virusit në organizmin e njeriut dhe mostrat e gjakut që tregojnë ekzistencën e antitrupave.
Megjithatë testimi në Bolinas nuk është i obligueshëm, por autoritetet duan të heqin të gjitha barrierat në arritjen e qëllimit – për këtë arsye i kanë bërë testimet e disponueshme për të gjithë dhe atë pa pagesë.
Me testimin e të gjithë qytetarëve dëshiron të jetë shembull për qytetet e tjera duke i inkurajuar ta bëjnë të njëjtën gjë. Shumë komunitete ankohen se nuk po kanë teste të mjaftueshme dhe pajisje mbrojtëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri