LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa tregon se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor nga karantina

Dua Lipa tregon se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor nga karantina
Dua Lipa (Foto: Billboard)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, aktualisht është duke e shijuar suksesin e albumit të ri “Future Nostalgia”.

Që nga lansimi i albumit (27 mars), 24-vjeçarja ka zënë thuajse çdo kopertinë të revistave më prestigjioze në botë, në të cilat ka folur rreth albumit, këngëve e po ashtu edhe planeve për të ardhmen.

E njëjta së fundmi ka dhënë një intervistë tjetër për ‘Billboard’, ndërsa ka treguar më shumë rreth jetës së saj në karantinë dhe ndër tjerash ka folur për një tjetër projekt që duket se po vjen së shpejti nga ajo.


Dua Lipa (Foto: Billboard)

Çfarë ka mësuar nga koha e saj në karantinë?

“Unë mendoj se më ka mësuar të paktën se ne nuk kemi nevojë ta jetojmë jetën aq me vrull. Për mua, gjithmonë ishte si rregull, çfarë tjetër? Ku duhet të shkoj? Ku po udhëtoj, për në? Çfarë shfaqje po vjen? Për çfarë duhet të provoj? – të gjitha ato gjëra. Dhe kjo më ka mësuar me të vërtetë se gjërat ndoshta nuk janë aq urgjente siç duken dhe që ne mund të krijojmë momente domethënëse, të veçanta edhe nga shtëpia”.

Kur do të publikohet kënga e re e Dua Lipës?

“Unë do të mbaj pak sekret tani për tani, por ne po punojmë në një video të re muzikore, për një këngë të re, për të cilën jam shumë e emocionuar. … Ne jemi duke punuar për videon nga shtëpia. Përpjekja për të bërë diçka argëtuese … por ajo ka historinë e vet. Do ta lejojmë që të ndodhë. Kur të vijë koha, ju do të shihni”, ka thënë ndër tjerash ylli i muzikës.

https://www.instagram.com/p/B_NdkB-BIqc/

Ndryshe, artistja me origjinë nga Kosova është izoluar në Londër së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Magazina
“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Magazina
Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Kalo në kategori