LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa tregon momentet nga festa me familjen dhe shoqërinë pas mbarimit të “Grammy Awards”

Dua Lipa tregon momentet nga festa me familjen dhe shoqërinë pas mbarimit të “Grammy Awards”
Dua Lipa me familjen e saj në "Grammy Awards" (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, bëri historinë duke fituar dy çmime “Grammy”, në dy kategoritë e vetme në të cilat ishte e nominuar.

Mbrëmja më e madhe muzikore e vitit i ka dhënë asaj çmimin “Artistja e re më e mirë”, si dhe çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Silk City.

Dua Lipa fitoi dy çmime “Grammy” (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Dua është ndjerë tejet e emocionuar në momentin kur ka marrë këtë çmim, teksa këtë gjë e vërtetoi edhe para fjalimit prekës që mbajti para miliona spektatorëve.


E! News: Pesë gjërat që nuk i keni ditur për fituesen e dy çmimeve "Grammy": Dua Lipa
Lexo po ashtu E! News: Pesë gjërat që nuk i keni ditur për fituesen e dy çmimeve "Grammy": Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare ka pranuar urime të shumta edhe në rrjetet sociale, në të cilat ka publikuar imazhe nga momenti kur është shpërblyer me dy trofetë.

Dua Lipa mori urime të shumta pas fitimit të dy trofeve në “Grammy Awards” (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, Dua publikoi disa fotografi ku shfaqej në festimet pas përfundimit të mbrëmjes, ku kishte kaluar momente të bukura me familjen dhe shoqërinë.

“Kishte një darkë paksa ‘Grammy’, dhe një ndejë në hotel për të festuar. Prindërit e mi morën gjithë vëmendjen”, ka shkruar Lipa në Instagram, ndërsa ka publikuar fotografitë e plota pas festës.

https://www.instagram.com/p/BtygLAChaeT/

Ndërkohë, artistja shqiptare është e nominuar edhe për dy çmime të tjera në “Brit Awards”, që do të mbahet më 20 shkurt.

Vitin e kaluar, ajo fitoi dy trofe në “Brit Awards”, teksa hyri në histori të këtij festivali, si femra me më së shumti nominime, gjithsej pesë të tilla vitin e kaluar. /Telegrafi/

Dua Lipa është e nominuar me katër projekte muzikore për dy çmime sivjet në “Brit Awards”, gjersa në po të njëjtin festival vitin e kaluar mori dy çmime (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Lady Gaga për problemet e saj me shëndetin mendor: Kam humbur kontaktin me realitetin

Lady Gaga për problemet e saj me shëndetin mendor: Kam humbur kontaktin me realitetin

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Kalo në kategori