Ajo ishte mbretëresha e padiskutueshme e popit në vitin 2020 me albumin e saj jashtëzakonisht të popullarizuar “Future Nostalgia”, i cili është nominuar për çmimin “Albumi i Vitit” në ‘Grammy Awards’ të këtij viti.
Tani, Dua Lipa po forcon statusin e saj në industrinë e muzikës si burimi i ri i energjisë së muzikës pop me një paraqitje të lakmuar në kopertinën e revistës “Rolling Stone” në Sh.B.A., ku dukej e bujshme me një veshje prej materialit rrjetë që zbulonte linjat e saj trupore.
Dua, 25 vjeçe, e cila kohët e fundit u bë temë e disa mediave lidhur me lajmin e shtatzënisë të cilin më pas e mohoi, tregon fizikun e saj të pabesueshëm në portretet e realizuara nga David LaChapelle, shkruan DailyMail.
Intervista shoqëruese – në të cilën ajo flet për të dashurin e saj Anwar Hadid – përshkruan udhëtimin e saj me shpejtësi të lehtë drejt suksesit, nga puna në një restorant në Londër e deri tek të arritja për t’u bërë artistja femër më e dëgjuar në Spotify.
“Unë jam shumë e qetë në marrëdhënie, më shumë se çdo tjetër”, shpjegoi ajo, duke zbuluar detaje rreth kalimit të kohës me familjen e tij në fermën e tyre në Pensilvani.
“Zgjohem rreth orës 9:00-9:30, bëj dush, vishem, ha pak mëngjes, nxjerr qenin në një shëtitje, nganjëherë bëj pak joga, ha drekë, rri, shikoj një film, luaj me kafshët”, tha Dua teksa shpjegoi përditshmërinë e saj.
Ylli shqiptaro-britanik flet për marrjen e kritikave për pjesëmarrjen në festën e artistes Lizzo pas përfundimit të ‘Grammy Awards’ vitin e kaluar në klubin e striptizmit në Los Angeles.
Disa fansat e kritikuan Duan ashpër në rrjetet sociale kur e panë se ajo iu hodhi para femrave striptiste në klub.
“Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ata thonë se ato janë feministe”, shkruanin përdoruesit në Twitter.
“Thjesht ndjehem sikur, nëse je një feministe, duhet të mbështesësh gjithashtu gratë në të gjitha fushat e punës”, tha Dua në intervistën e re. “Ne duhet të mbështesim punëtoret e seksit, duhet të besojmë se [puna] është e tyre zgjedhja dhe e drejta e tyre”, tha ajo.
“Duket mjaft hipokrite, mendoj se njerëzit zgjedhin se si duan t’i mbështesin gratë dhe kur u përshtatet atyre. Kjo është një formë tjetër e mizogjinisë, e cila buron vërtet nga vështrimi mashkullor”, theksoi këngëtarja shqiptare për ‘Rolling Stone’.
Artistja pyetet edhe për ‘fuqinë’ e bukurisë së saj në funksionin e intervistës, të cilën Dua më vonë e pranon se e kishte bërë të ndihej ‘e befasuar’ duke shpjeguar: “Unë kam qenë duke menduar për të pothuajse çdo ditë, dhe isha vetëm pak pak e befasuar”.
“Unë kurrë nuk kam parë në të vërtetë të qenit e bukur apo i bukur si një lloj fuqie. Asnjëherë nuk ka qenë diçka me të cilën identifikohem dhe – pa asnjë mosrespekt ndaj jush, padyshim – ndihem sikur isha pak e shkurtuar në një farë mënyre, mos u ndje sikur kam arritur atje ku jam për shkak të kësaj”, tha ajo.
Dua shton: “Unë jam jashtëzakonisht punëtore dhe e shpejt, ndjehem sikur kjo është arsyeja pse arrita atje ku jam, përmes punës time të palodhur dhe makinës sime, dhe thjesht doja ta bëja të qartë se kjo ka qenë në mendjen time gjatë gjithë kohës”.
Dua aktualisht është me pushime në Meksikë me të dashurin e saj Anwar, 21 vjeç, vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, dhe çifti kanë qenë të pandashëm që nga vera e vitit 2019. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk pajtohet me faktin që nuk ndodhet në shtëpi, Xheneta kërkon sinjal nga Gjesti për të kuptuar nëse është mirë
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
Komediani i famshëm u largua nga shtëpia për shkak të zjarrit në Los Angeles: Një makth i vërtetë
Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, të martën kumtohet masa ndëshkuese nga Vëllai i Madh
Nxjerr faktet e incizimet - ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro
Jozi për Gjestin: Veç ta shaj nga familja, nuk merr vesh me fjalë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
Redoni për Eglin: Nuk e di nëse është dashuri, do ta pres jashtë
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania