LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa rreth klipit të ri: Cimerja nga Kosova më spiunonte (Foto/Video)

Dua Lipa rreth klipit të ri: Cimerja nga Kosova më spiunonte (Foto/Video)

Kur Dua Lipa kishte marrë dritën e gjelbër që në moshën 15 vjeçare të jetonte e vetme në Londër, prindërit i kishin një kusht: do të jetonte me një vajzë tjetër nga Kosova që po bënte master në kryeqytetin anglez. Por historia e tyre kishte përfunduar keq.

Dua Lipa, këngëtarja nga Prishtina e cila jeton në Londër dhe së fundmi një nga yjet më të komentuara në skenën e pop muzikës në botë, sapo ka lansuar videon e këngës më të re “Room for 2” por historia që ka treguar për vetën lidhet gjithashtu me dhomën dhe numrin dy.

Ajo ka treguar se mezi kishte bindur prindërit e saj që ta lejonin që të kthehej në Londër në moshën 15 vjeçare.


Dua ishte mërzitur nga jeta si cimere me shoqe. Shkak, pabesia e tyre. Dua ishte mërzitur nga jeta si cimere me shoqe. Shkak, pabesia e tyre.

Por ishte një kusht. E këtë kusht Dua nuk kishte mundur ta duroj vet.

“Në vend të kësaj, ata gjetën dikë me të cilën unë do të jetoja, një vajzë që e njihnin nga Kosova e që ishte duke bërë master në Londër, dhe kjo bëri që ata të ndjehen më të lirshëm. Por në fakt asaj as që ia ndjente se çfarë bëja. Nganjëherë kur ndjehesha se kam nevojë për dikë për të folur, asaj thjesht nuk ia ndjente, në kuptimin e plot të fjalës. E vetmja herë kur ajo merrej me mua ishte kur unë isha në shkollë dhe shkonte në dhomën e time të çrregullt, i bënte fotografi dhe ia dërgonte duke më shpinuar. Kush e bënë këtë? Kjo ishte një gjest prej kurve. Pas kësaj u zhvendosa me shokët e mi nga shkolla e teatrit ‘Sylvia’”, ka thënë Lipa në intervistën për “Hunger TV”.

"Room for 2", klipi i ri i Dua Lipës!
“Room for 2”, klipi i ri i Dua Lipës!

Dua e cila ka lindur në Londër nga prindërit kosovar, ishte kthyer në Kosovë kur ishte 11 vjeçare, pasi familja e saj kishte marrë këtë vendim, por që në moshën 15 vjeçare vendosi që të kthehet prapa në Londër, për këtë kishte një arsye, raporton Insajderi.

“Unë po këndoja në shkollë në Kosovë dhe ishte diçka që gjithmonë doja ta bëja por e ndjeja se e vetmja mënyrë që të bëja diçka më globale ishte nëse kthehesha në Londër”, ka thënë Lipa.

Dua ishte zhgënjyer nga shoqet e saj!
Dua ishte zhgënjyer nga shoqet e saj!

“Në Kosovë thjeshtë nuk kishte kushte të mjaftueshme ta bëjë këtë gjë”, ka shtuar ajo.

Dua Lipa po vazhdon katapultimin në majen e skenës së muzikës botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Kalo në kategori