LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa reagon në Instagram pas konferencës së sotme: Krenare që kam për të bërë gjëra të tilla me familjen për qytetin tim

Dua Lipa reagon në Instagram pas konferencës së sotme: Krenare që kam për të bërë gjëra të tilla me familjen për qytetin tim
Foto: Dua Lipa/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, mbërriti ditën e enjte në Prishtinë.

Të premten, ajo mbajti një konferencë të hapur për media në Hotel Emerald në Prishtinë, ku të pranishëm ishin edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Dua Lipa, Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Lipa në konferencën e mbajtur në Prishtinë (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Dua publikoi për 32.7 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi nga konferenca e sotme, duke shkruar se ndjehet e lumtur që po arrin t’i përmbushë synimet që festivali “Sunny Hill” dhe fondacioni me të njëjtin emër kanë.


“Aq krenare që kam për të bërë gjëra të tilla me familjen time për qytetin tim! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin e tyre në festivalin “Sunny Hill”, dhe fondacionin “Sunny Hill” që na lejojnë të bëjmë gjëra të tilla. Këtu jam me babanë tim Dukagjin Lipa dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke folur për të gjitha gjërat në festival, duke i dhënë përsëri komunitetit tonë dhe duke njoftuar hapjen e SUNNY HILL ACADEMY! Jemi shumë të ngazëllyer për të marrë mundësinë që të hapim një qendër arti dhe inovacioni në qytetin tonë! 2020 do të jetë një vit i jashtëzakonshëm. FALEMINDERIT!”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B0q52WOhBuR/

Ajo përndryshe premtoi mbështetje për të rinjtë e Kosovës, veçanërisht me Sunny Hill Academy, që do të jetë pjesë e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Shpend Ahmeti krah Dua Lipës konfirmon: 150 mijë euro janë dhënë donacion për ndërtimin e Sunny Hill Academy
Lexo po ashtu Shpend Ahmeti krah Dua Lipës konfirmon: 150 mijë euro janë dhënë donacion për ndërtimin e Sunny Hill Academy

Përndryshe, festivali i organizuar nga babai i Duas, Dukagjini, “Sunny Hill” fillon sot (e premte) me natën e parë, ku mes shumë artistëve do të ngjitet në skenë edhe super ylli botëror, Miley Cyrus. /Telegrafi/

Miley Cyrus (Foto: Ian Gavan/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori