Ajo ka bërë bujë në media gjithandej për lidhjen e saj shumë të përfolur me Anwar Hadid, prej disa muajsh.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, performoi në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”, në Manhattan, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Muzikantja 24-vjeçare tregoi aftësitë e saj të modës, duke u shfaqur e veshur me një fustan të mrekullueshëm në stilin e kostumit.

Kostumi përmbante një palë pantallona të shkurtra, që kombinoheshin mjaft bukur në një palë çizme të zeza me shkëlqim.
Fituesja e dyfishtë e Çmimeve “Grammy” vuri në dukje edhe thonjtë e saj të verdhë neoni ndërsa performonte, të cilat ishin zbukuruar me vizatime të zeza.

Performanca e mbrëmjes u nda në dy pjesë, ku Dua performoi muzikë të re dhe këngë nga albumi i saj i vitit 2017.
Albumi ishte një sukses kritik dhe tregtar dhe u ripublikua në vitin 2018 me këngë shtesë për të kapitalizuar në suksesin e tij.

Dua këtë vit dërgoi në shtëpi dy çmime “Grammy”, atë për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë elektronike”, për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Diplon dhe Mark Ronson.
Përveç performancës së saj, këngëtarja me origjinë shqiptare u ul për një bisedë me shkrimtaren e mirënjohur të stafit të New Yorker, Amanda Petrusich.

Dua aktualisht është duke punuar në albumin e saj të dytë, për të cilën ajo thotë se do të publikohet këtë vit.
Kohët e fundit, marrëdhëniet e saj me modelin Anwar Hadid janë ngrohur.
Britanikja The Sun raportoi se çifti kishin marrë me qira një apartament të ri në New York.
“Ajo është gjithmonë në [apartamentin] e tij kur është në Los Angeles dhe ai qëndron me të në Londër, kështu që ky ndjehej si hapi natyror. Pasi të kthehet me muzikë të re, ajo do të kalojë më shumë kohë në New York, kështu që është mirë që ajo të ketë një bazë atje dhe ka kuptim për të sepse shumë nga familja e Anwarit jetojnë atje”, kanë thënë burimet për The Sun. /Telegrafi/









Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Lady Gaga për problemet e saj me shëndetin mendor: Kam humbur kontaktin me realitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa