Përgjatë vitit 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vijuar me proceset gjyqësore në rastet e njohura si, 400 kilogramë kokainë në mish të ngrirë të ardhur nga Brazili.
Po ashtu, rastin me 180 kilogramë kokainë të transportuar nëpër shtetet e Evropës, rastin me mbjelljen e 2 mijë e 58 bimëve kanabis sativa të rritura në çatinë e mullirit të fshatit Shirokë të Suharekës si dhe rastin ndaj Naser Kelmendit, i njohur si “bossi i drogës”.
Gjykimi në rastin e 400 kilogramëve drogë të ardhur nga Brazili
Për këtë rast, aktakuza ishte ngritur më 14 nëntor 2022 nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ku për krim të organizuar, shitblerje të narkotikëve, pengim i të provuarit apo i procedurës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje, po akuzohen Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Ibrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.
Të akuzuarit Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina pasi kishin arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë për veprën penale “Pengim i të provuarit apo i procedurës zyrtare” më 22 dhjetor 2022 ishin shpallur fajtorë, duke u dënuar me 13 muaj burgim.
Lidhur me këtë rast, procesi gjyqësor ka vazhduar edhe gjatë vitit 2023, me dëgjimin e dëshmitarëve dhe administrimin e provave materiale për të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Ibrahimi dhe Fehmi Bytyqi. Gjykimi i këtij rasti është duke vazhduar.
Në aktakuzë thuhet se, Izet Sheqiri në cilësi të pronarit të kompanisë “MC FOOD” ishte organizatori dhe udhëheqësi i grupit kriminal, me ç’rast kishte arritur që në bashkëpunim me të akuzuarit e tjerë të shfrytëzojë biznesin e tij që kishte primare transportimin e “mishit të bardhë” nga Brazili përmes Spanjës, Italisë dhe Shqipërisë të sillte 400 kilogramë drogë të llojit kokainë.
Gjykimi i rastit të 180 kilogramëve kokainë
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 2 maj 2023, kishte ngritur aktakuzë ndaj Bashkim Kolshit, duke e ngarkuar për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpëlarje parash.
Sipas aktit akuzues, Kolshi në bashkëpunim me Gunta Zunda, Sokol Krasniqi, Ervin Pelinku, Milenko Knezeviq dhe persona të tjerë të dënuar apo të akuzuar në Danimarkë për këto vepra penale, kishte arritur të transportonte kokainën nga shtetet e tjera për në Kopenhagë të Danimarkës.
Aktualisht, ky rast është në procedurën e administrimit të provave materiale dhe të dëgjimit të dëshmitarëve.
Gjykimi për 2 mijë e 59 bimë narkotike të mbjella në tavanin e mullirit
Me 6 dhjetor 2 022, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip Mishevski, Erol Marku, Alban Maloku, Etan Dacic dhe Milazim Voci duke i ngarkuar me veprat penale “Krim i organizuar”, “Shitblerje të narkotikëve” dhe “Kultivim të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve kanabis”.
Lidhur me këtë aktakuzë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vijuar me procesin gjyqësor ndaj 7 të akuzuarve, me ç’rast në shqyrtimin fillestar të 29 dhjetorit 2022 njëzëri gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.
Sipas akuzës, thuhet së nën udhëheqjen e të akuzuarit Fethi Uygur me role të përcaktuara mirë për 6 të akuzuarit e tjerë, pa leje dhe pa autorizim, kanë kultivuar bimën hashash brenda objektit mulli “Voci 1” në fshatin Shirokë të qytetit të Suharekës.
Pas kontrollit dhe bastisjes së policisë, në këtë objekt ishin gjetur 2 mijë e 59 bimë narkotike të llojit kanabis sativa dhe 32 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila ishte në proces të tharjes me qëllim që pastaj të shitej, ku të pandehurit ishin arrestuar në vendin e ngjarjes.
Merr epilog rasti i “Bossit të drogës”
Gjatë vitit 2023 ka marr epilog rasti ndaj Naser Kelmendit, i cili akuzohej për trafikim me të narkotikë.
Më 18 maj 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj Kelmendi, duke e dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.
Ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, ankesë kishte paraqitur Prokuroria e Prishtinës, duke i propozuar Apelit që lidhur me këtë çështje penale, të ndryshohet pjesa e vendimit lidhur me dënimin dhe të nxjerrë një vendim më të ashpër.
Me këtë aktgjykim nuk ishte pajtuar as i akuzuari Kelmendi, i cili përmes avokatit të tij kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.
Ndërkaq, më 25 gusht Apeli aprovoi ankesën e Kelmendit dhe të njëjtin liroi nga akuza për trafikim me narkotikë për çka ishte dënuar nga shkalla e parë me 4 vite e 8 muaj burgim.
Ndryshe, më 27 maj 2023, “Betimi për Drejtësi” solli hulumtimin “Shteti dështon të ndajë drejtësi për Naser Kelmendin të njohur si “Bossi i drogës“, ku tregohet se pse përkundër gjykimit maratonik, Naser Kelmendi rrezikonte të dalë i pagjykuar.
Ndryshe, për veprën penale të shitblerjes së narkotikëve sipas Kodit Penal të Kosovës në fuqi, parashihet dënueshmëria nga 2 deri në 12 vite burgim, për veprën penale “Krim i organizuar”, dënim me gjobë prej 250 mijë euro ose edhe me burgim nga 4 vjet deri në burgim të përjetshëm, si dhe për “Mbjellje të shkurres së narkotikut” dënim prej 1 deri në 10 vite burgim.
Rastet e raportuara për arrestime dhe paraburgime për posedim të drogës gjatë 2023-ës
Gjatë këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte caktuar masën e paraburgimit Gëzim Celajt i njohuri si “Baroni i drogës”, i cili ishte i kërkuar me arrest ndërkombëtar për veprat penale trafikim me narkotikë dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioni.
Për narkotikë, më 15 gusht 2023 në Skenderajt ishte arrestuar E.A, 28-vjeçar për 60 kilogramë drogë të llojit marihuanë, për të cilin ishte kërkuar masës e paraburgimit prej 30 ditësh.
Edhe në operacionin “Mali” të datës 30 qershor 2023 ishin konfiskuar 35 kilogramë marihuanë, me ç‘rast është ishte arrestuar i dyshuari me inicialet J.B.
Ndërkaq, Policia e Kosovës më 16 janar 2023, kishte njoftuar për arrestimin e një personi, pasi që të njëjtit i ishin sekuestruar 18 kilogramë drogë të llojit marihuanë. Po ashtu, Policia në raportet ditore vazhdimisht ka raportuar për raste të të dyshuarve për posedim të narkotikëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës