LAJMI I FUNDIT:

Drita vazhdon në Ligën e Evropës, klubi mund ta paditë UEFA-n dhe ka angazhuar avokatë të huajë për këtë gjë

Drita vazhdon në Ligën e Evropës, klubi mund ta paditë UEFA-n dhe ka angazhuar avokatë të huajë për këtë gjë

UEFA e ka konfirmuar zyrtarisht , se ndeshja mes Linfield dhe Dritës është regjistruar me rezultat zyrtar 3-0.

Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për rundin preliminar të Ligës së Kampionëve, derisa ishte paraparë të luhej dje në Nyon të Zvicrës.

Megjithatë, pas rasteve pozitive me COVID-19 te klubi gjilanas, autoritetet zvicerane në koordinim me UEFA-n anuluan ndeshjen.


Foto: FC Drita/Facebook

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka folur në lidhje me rrugëtimin e skuadrës gjilanase në garat evropiane. Pas rënies nga Liga e Kampionëve, Drita do të bie në Ligën e Evropës.

“Po, ndeshjen e kemi humbur me rezultat zyrtar. Garat do t’i vazhdojmë në Ligën e Evropës”, deklaroi të mërkurën Valon Zymberi për “Zeri.info”.

Ai tutje shtoi se klubi do të kërkojë drejtësi në instancat më të larta dhe për këtë ka folur me avokat nga Anglia dhe Italia.

“Jemi të bindur një milion për qind në drejtësi dhe në pafajësinë tonë. Tashmë kemi nisur kontaktet edhe me disa avokatë të huaj”, deklaroi Valon Zymberi.

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kalo në kategori