LAJMI I FUNDIT:

Drita ‘lakmon’ Boldsin, favorit Shingles

Drita ‘lakmon’ Boldsin, favorit Shingles

Skuadra e Dritës ka shkëputur bashkëpunimin me organizatorin amerikan, Joe Mincey, teksa tashmë kanë përzgjedhur disa nga kandidatët për ta zëvendësuar atë. Një nga ta është edhe ish-anëtari i Pejës dhe Bashkimit, Demarius Bolds, ndonëse ardhja tij në Gjilan është një mision i vështirë për krerët e klubit.

“Ne i kemi treguar atij kushtet që mund t’ia ofrojmë, por ai na ka thënë se ka kontratë deri në maj në Greqi. Nuk ma merr mendja se mund të vijë te ne pasi supozoj se atje ka pagë më të madhe”, ka deklaruar për Arena, drejtori i gjilanasve, Fazli Fazliu. “Opsion real për ne është Brandon Shingles, pasi ai ka shprehur dëshirë të rikthehet te ne”, ka shtuar tutje Berisha.

Ndryshe, Mincey ka dhënë akuza në drejtim të klubit gjilanas, veçanërisht për pagën e tij, akuza të cilat i hedh poshtë Fazliu. “Ne e kemi paguar atë rregullisht dhe i kemi dëshmi faturat për një gjë të tillë”, ka përfunduar Fazliu. /Tribuna/Telegrafi/