LAJMI I FUNDIT:

Drita ia ndal hovin Llamkosit

Drita ia ndal hovin Llamkosit

Skuadra e Dritës e ka mposhtur liderin e Superligës, Llamkos Kosovën me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të xhiros së dhjetë.

Ekipi gjilanas e ka nisur furishëm takimin duke kaluar në epërsi me golin e Florim Berisha, i cili shënoi në minutën e katërtë.

Edhe pas golit të avantazhit vendasit nuk u ndalën, derisa në minutën e 28-të shtuan avantazhin në 2:0, me golin e Shqipërim Kelmendit.

Pas golit të dytë, skuadra e Llamkos Kosovës ka marr iniciativën në fushë duke kërkuar ta zvogëloj epërsinë e vendasve, por portieri Artan Latifi nuk lejoi një gjë të tillë.


Ndërsa, në pjesën e dytë ekipi vushtrrias pasi iniciativën në fushë, por nuk arriti ta gjej rrugën deri te goli.

Atë që nuk arritën mysafirët, e bënë vendasit duke realizuar golin e tretë në kohën shtesë të takimit.

Pas kësaj humbje, Llamkosi mbetet lider me 18 pikë të tubuara, derisa Drita ngitet në kuotën e 13 pikëve. /Express/Telegrafi/