LAJMI I FUNDIT:

Drita dhe Prishtina ndajnë pikët

Drita dhe Prishtina ndajnë pikët

Drita dhe Prishtina kanë ndarë pikët në Gjilan duke luajtur baras 1-1, në kuadër të xhiros së 28-të të Raiffesien Superliga e Kosovës në futboll.

Ballafaqimi mes rivaleve te vjetër ka dhënë lojë të kënaqshme. Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy skuadrat, megjithatë, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Ndërkaq, në pjesën e dytë ishin prishtinasit që kaluan në epërsi me golin e Shkumbim Salihut (49), kurse një pikë gjilanasve ua siguroi Blemdin Gashi në kohën shtese.

Lideri i tabelës, Llamkos Kosova e ka fundosur Fushë Kosovën duke e mposhtur me rezultat bindëse prej 0-4.


‘Gladiatorët’ furishëm e kanë nisur lojën dhe në minutën e 18-të përmes Labinot Osmanit kaluan në epërsi prej 0-1.

Dhjetë minuta më vonë i njëjti lojtari dyfishoi epërsinë e Llamkos Kosovës në 0-2, derisa Fatlum Ramadani në minutën e 70-të ngriti avantazhin e mysafirëve në 0-3, kurse serinë e golave e mbylli Valdrin Rashica në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore Llamkos Kosova ka tubuar 54 pikë, gjashtë më shumë sesa Ferizaj që ka fituar tre pikë në tavolinë ndaj Hysit, i cili është tërhequr nga garat.

Ndërkaq, Fushë Kosova pas kësaj disfatë thuajse i ka humbur shpresat për mbijetesë në Superligës, pasi gjenden në vendin e fundit në tabelë me 26 pikë të tubuara.

Ndërkohë, Feronikeli dhe Hajvalia kanë luajtur pa gola në “Bajram Aliu”. Përballja mes skuadrës nga Drenasi dhe Hajvalisë ka dhënë lojë të nivelizuar, me iniciativën e lehtë të nikoqirëve, por që nuk ia dolën që të çojnë topin në rrjetë.

Feronikeli më këtë barazim zë vendin e nëntë më 32 pikë, kurse Hajvalia renditët në vendin e tetë më 34 pikë.

Nesër do të luhen edhe dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro, ku do të takohen: Trepça-Trepça ’89 dhe Besa-Drenica, ndërsa Ferizaj pushon. /KP/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori