LAJMI I FUNDIT:

Drenica dhe Trepça ’89 i ndanë pikët

Drenica dhe Trepça ’89 i ndanë pikët

Drenica dhe Trepça ’89 kanë luajtur baras (1-1) të shtunën pasdite në “Bajram Aliu” të Skenderajt, në kuadër të xhiros së 15-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Kuqezinjtë e Skenderajt, për të cilët kjo është ndeshja e dhjetë pa humbje, pas vetëm 13 minutave lojë u gjetën në disavantazh, pas golit që shënoi sulmuesi Kastriot Rexha.

Pas këtij goli, nikoqirët vazhdimisht e kërkuan golin e barazimit të cilin e gjetën në minutën e 60-të përmes Liridon Behramit duke siguruar një pikë të vlefshme.

Drenicasit numërojnë 23 pikë dhe zënë vendin e tretë në renditjen tabelore, derisa Trepça ’89 është në pozitën e tetë me 18 pikë të tubuara. /KP/Telegrafi/