Drejtori i ndërmarrjes publike në Prilep mori pushim për të punuar si kamerier në Kroaci, të punësuarit mbeten pa paga

Drejtori i “Terminal-Komunalec”, Martin Açkoski, ka shkuar në Kroaci për të punuar si kamerier, ndërsa punëtorët e kompanisë kanë mbetur pa pagesë për tre muaj. Kështu thonë nga LSDM, prej ku theksojnë se llogaria e kompanisë ka mbetur e bllokuar për shkak të mos pagesës së TVSH-së.
“Stafi i Borçe Jovçeskit dhe Abrashoskit, drejtor i “Terminal – Komunalec” SHPK Prilep, Martin Açkoski, më 28 qershor autorizoi dy persona nga kompania – kontabilistin dhe blerësin në dhomën e ngrënies, në mungesë të tij të përdorin faksimilin, gjegjësisht nënshkrimin e tij për paga, fletëpagesat, lidhjen dhe prishjen e marrëveshjeve për garazhin e parkimit dhe shërbimin e kateringut.
Në të njëjtën kohë, në dokumentin e shkruar që në mënyrë anonime i është dorëzuar LSDM-së, Açkoski ka theksuar se faksimili mund të përdoret vetëm me pëlqimin paraprak të tij të dhënë përmes rrjeteve sociale, SMS, Viber, WhatsApp, messenger ose email. Duke shtuar se vlefshmëria fillon nga dita e lëshimit dhe i referohet periudhës së përgjithshme të mungesës së tij nga puna.
Nga LSDM thonë se menaxheri Martin Açkoski ka marrë pushim pa pagesë dhe ka shkuar për të punuar si kamarier në një nga vendet turistike në Kroaci me miratimin e drejtorit të “Terminal-Komunalec” Rubin Abrashoski.
“Po e përsërisim edhe një herë: Martin Açkoski, menaxher i “Terminal – Komunalec” SHPK Prilep, mori pushim pa pagesë dhe shkoi të punojë si kamerier në Kroaci! Po të mos ishte e trishtueshme, do të ishte qesharake! Vështirë është të llogaritet se sa herë menaxheri i “Terminal-Komunalec” e ka shkelur ligjin, është edhe më e vështirë të thuhet se cila është marrëzia më e madhe që kanë bërë bashkë me drejtorin Rubin Abrashoski”, thanë nga LSDM.
Ata e ftuan kryetarin e komunës Joçvecski, që menjëherë ta shkarkojë drejtorin e “Komunalecit” Rubin Abrashoski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe