LAJMI I FUNDIT:

Dosja IVF, Kërveshi: Shteti me taksat tona në vend të insulinës do të paguajë dëmin që u ka bërë spitaleve private (Video)

Dosja IVF, Kërveshi: Shteti me taksat tona në vend të insulinës do të paguajë dëmin që u ka bërë spitaleve private (Video)
Foto: Arkiv

Avokati Kujtim Kërveshi ka thënë se është shumë shqetësuese që shteti i Kosovës shpall akte administrative të një niveli jo profesional.

Kërveshi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, duke diskutuar për veprimet e prokurorisë  ndaj Spitalit Special ‘Bahçeci’  dhe Klinikës Amerikane – Dr. Behar Kusari ka thënë se gjatë inspektimit janë bërë shumë shkelje.

“Unë shqetësohem si avokat dhe si taksapagues, se nesër këto klinika dhe sidomos ato që kanë investime nga jashtë kanë të drejtën ligjore që Republikën e Kosovës ta vendosin para një tribunali për investitor të huaj dhe pastaj nga taksat tona të varfra, në vend se të blihet insulinë, do të kompensohet dëmi që u është shkaktuar atyre [institucioneve private]”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Avokati i këtyre spitaleve ka thënë se këto institucione shëndetësore nuk kanë vepruar rastësisht, por kanë pasur licencë dhe autorizim për të ushtruar atë aktivitet.

Kërveshi ka thënë se Ligji ka përcaktuar disa dispozita se kush mund të jetë inspektor për të inspektuar këto institucione private shëndetësore.

“Ligji kërkon që inspektorët duhet të jenë mbi nivelin e subjektit që inspekton. Unë nuk njoh që ndonjëri nga inspektorët të ketë pasur këtë nivel… Inspektorati Shëndetësor nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara me ligj… Inspektorët duhet të kenë përvojë së paku pesë vite në fushat relevante”, tha Kërveshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori