LAJMI I FUNDIT:

Doshi dhe Stërkaj përsëri në Prokurori

Doshi dhe Stërkaj përsëri në Prokurori

Deputetët socialistë Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi dëshmuan për herë të dytë të premten në Prokurorinë e Tiranës. Dy deputetët u morën në pyetje të premten në mëngjes në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjet e 21 janarit.

Stërkaj dhe Doshi dëshmuan për herë të parë më 7 shkurt në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me demonstratën e përgjakshme të 21 janarit, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. /Telegrafi/