LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet kërkesa në Kuvend për interpretimin autentik të Ligjit për PSP-në

Dorëzohet kërkesa në Kuvend për interpretimin autentik të Ligjit për PSP-në

Deri tek Kuvendi ka arritur kërkesa për interpretimin autentik të nenit 22 të Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike.

Sipas Rregullores për punë të Kuvendit, parashikohet që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet të dërgojë kërkesë deri tek Komisioni Legjislativ dhe deri tek Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mesin e 14 anëtarëve të komitetit legjislativ, që do të diskutojnë për të ardhmen e hetimeve të PSP-së është edhe i akuzuari për rastin “Titanik 3” Ejup Alimi. Kryetare e Komisionit është Sonja Mirakovska, ndërsa anëtarët nga qeveria janë Frosina Remenski, Alija Kamberovski, Snezhana Kalevska-Vançeva, Betijane Kitev dhe Beti Rabagjieva-Naumovski.


Për interpretimin e mandatit të PSP-së do të diskutojnë gjithashtu edhe Vesel Mehmedi, Zoran Ilioski, Nada Cipusheva, Fadil Zendeli, Ivan Stoillkoviq, Nevenka Stamenkovska, Pavllinçe Çestojnova. Komisioni gjithashtu ka 14 anëtarë alternativ.

Komisioni Legjislativ mund të kërkojë mendim nga organi amë i Kuvendit. Sipas mendimit të Qeverisë dhe organit amë, Komisioni vlerëson nëse kërkesa për interpretim autentik është e justifikuar. Pastaj, nëse kërkesa është e justifikuar, përgatitet propozim për interpretim autentik dhe dorëzohet në Kuvendit, ndërsa deputetët debatojnë dhe vendosin për të njëjtën seancë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori