LAJMI I FUNDIT:

Donatorët shprehin shqetësim për situatën në Shqipëri

Donatorët shprehin shqetësim për situatën në Shqipëri

Donatorët për Shqipërinë shprehën shqetësimin për situatën tragjike të 21 janarit dhe rritjes së tensionit politik në vend. Ata kujtojnë progresin e madh që ka bërë Shqipëria dekadën e fundit, ku është shënuar rritje e mirë ekonomike me të ardhura të mesme dhe të larta.

Sipas donatorëve, ekonomia shqiptare i shpëtoi efeteve financiare të krizës globale. “Si partnerë afatgjatë të Shqipërisë që kemi mbështetur përpjekjet e zhvillimit të vendit si dhe rrugën e ndjekur drejt integrimit evropian do të dëshironim të shprehim shqetësimin tonë serioz lidhur me ndikimin negativ që tensionet e vazhdueshme mund të kenë mbi arritjet aktuale të vendit, mbi mjedisin e biznesit si dhe mbi zhvillimin e ardhshëm e të qëndrueshëm ekonomik dhe njerëzor”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata shprehen se angazhohen për të ndihmuar më tej Shqipërinë për realizimin e agjendës së Shqipërisë për integrim në BE.

Në grupin e donatorëve përfshihen Ambasada e Italisë – Zyra për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Franceze, Ambasada Hungareze, Ambasada Gjermane, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë, Ambasada e Suedisë, IOM, PNUDI, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran, Zyra e JICA në Tiranë, si dhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori