Të enjten, ish-presidenti amerikan, Donald Trump iu përgjigj për gati shtatë orë, pyetjeve të zyrës së Prokurores së Përgjithshme të New Yorkut, Letitia James, pjesë e një beteje ligjore mbi praktikat e bizneseve të tij.
Kjo ishte dëshmia e dytë e tij dhe në ndryshim nga e para, ai nuk përdori Amendamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, që garanton të drejtën për të mos u përgjigjur e për të mos rrezikuar ligjërisht vetveten.
Trump u takua gjatë gjithë ditës me përfaqësuesit e zyrës së Prokurores së Përgjithshme, Letitia James, e cila ka ngritur një padi civile ndaj ish-presidentit vitin e kaluar. Në padi thuhet se Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe partnerët në biznes, duke rritur në mënyrë fiktive vlerën e pronave, si hotele e fusha golfi, për të lehtësuar marrjen e kredive nga institucionet financiare. Menjëherë pasi Trump hyri në zyrën e James, avokatja e tij, Alina Habba, tha se ai ishte “jo vetëm i gatshëm, por edhe i etur për të dëshmuar”, raporton zeriamerikes.
Pas përfundimit të dëshmisë me dyer të mbyllura, avokati i Trumpit, Christopher Kise, tha se për shtatë orë, ish-presidenti “shpjegoi në detaje suksesin e jashtëzakonshëm të bizneseve të tij”.
“Transaksionet financiare, mbi të cilat është ngritur padia, kanë qenë jashtëzakonisht fitimprurëse për bankat dhe organizatën Trump”, tha Kise. “Të gjithë do të talleshin me pretendimin se kemi të bëjmë me një mashtrim, nëse shihen faktet e këtij suksesi dhe jo tingujt e produkteve politike”, shtoi ai.
Kjo është një tjetër padi, që nuk ka lidhje me akuzat penale të ngritura kundër Trump nga Prokurori i qarkut të Manhattan, Alvin Bragg. Ngritja e tyre shënoi dhe rastin e parë në historinë e vendit, që një ish- president akuzohet për vepra penale.
Prokurorja James nuk ka pranuar tani t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me dëshminë e zotit Trump.
Herën e parë që ish-Presidenti u thirr për të dëshmuar në zyrën e prokurores më 10 gusht, ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve, me përjashtim të atyre me karakter procedural. Mbi 400 herë, Trump iu referua të drejtës që i garanton Amendamenti i Pestë i Kushtetutës për të heshtur. Në atë kohë, James nuk e kishte ngritur ende padinë dhe mendohet se përgjigjet e Trump lidhur me mënyrën se si ai e vlerësonte kompaninë e tij, mund të bëheshin bazë, për ngritjen e një padie penale ndaj tij.
“Kushdo në pozicionin tim, që nuk do të përdorte Amendamentin e Pestë do të ishte tërësish budalla”, tha ai gjatë dëshmisë, e cila u regjistrua dhe më vonë u bë publike. Trump akuzoi prokuroren se po përpiqej të ngrinte një padi penale ndaj tij.
Por tashmë ndaj Trumpit rëndojnë edhe akuza penale, të ngritura nga Prokurori i qarkut të Manhatanit Alvin Bragg, akuza që rrodhën nga hetimet lidhur me pagesat e bëra nga ish-avokati i tij, Michael Cohen, me synimin për të garantuar heshtjen e dy grave, që pretendojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale me Trump, një gjë, që ky i fundit e ka hedhur poshtë. Prokurori Bragg thotë se pagesat ishin pjesë e një skeme për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Në padinë e saj, kryeprokurorja James pretendon se Trump ka gënjyer në mënyrë të përsëritur lidhur me vlerën e pasurive të tij, duke ekzagjeruar në pasqyrat financiare vlerën e pronave, me qëllim përfitimi të paligjshëm.
Në një postim në mediat sociale të enjten në mëngjes, Trump e quajti padinë “qesharake, ashtu si të gjitha rastet e tjera të ngritura kundër tij”.
Procesi gjyqësor në kuadër të padisë civile së ngritur nga James është planifikuar të nisë në tetor. Nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje mes prokurorisë dhe palës së paditur, dëshmia e Trump do të dëgjohet në gjyq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t’i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit