LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump bëhet gjysh për herë të dhjetë

Donald Trump bëhet gjysh për herë të dhjetë
Donald dhe Melania Trump (Foto: Spencer Platt/Getty Images/Guliver)

Presidenti Trump tani është bërë gjysh për herë të dhjetë.

Eric Trump dhe gruaja e tij, Lara Trump, mirëpritën të hënën në jetën e tyre një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Carolina Dorothy Trump.

Djali i Presidentit Trump, publikoi një fotografi të familjes së re të katër fëmijëve në Twitter të martën në mëngjes, shkruan Fox News, transmeton Telegrafi.


https://www.instagram.com/p/B1Y0n_vg4Aq/

Presidenti Trump bëri një status në Twitter për ardhjen në jetë të mbesës, të martën pasdite.

“Urime Eric Trump dhe Lara Lea Trump, për lindjen e Carolina Dorothy Trump. aq krenar” shkroi ai.

Ndërkoi Eric bëri një status në Twitter para mesnatës të së hënës në lidhje me lindjen e fëmijës së tyre të dytë, duke shkruar: “Lara Lea Trump dhe unë jemi të ngazëllyer për të mirëpritur Carolina Dorothy Trump në botë. Ne ju duam tashmë”.

Ai gjithashtu publikoi një fotografi të vajzës së tij të vogël në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B1YnQk3AZ4w/

Eric dhe Lara Trump kanë gjithashtu një djalë, një vjeçarin Eric “Luke” Trump.

Eric Trump, 35 vjeç, është nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump. Lara Lea Trump, 36 vjeçe, shërben si këshilltare e fushatës së presidentit.

Djali i madh i presidentit Trump, Donald Trump Jr., 41 vjeç, dhe ish-gruaja e tij kanë pesë fëmijë: 5-vjeçarin Chloe, Spencer 6-vjeçar, Tristan 7-vjeçar, 10-vjeçarin Donald III dhe Kai 12-vjeçar.

Ivanka Trump, 37 vjeçe, ka tre fëmijë me burrin e saj: Jared Kushner: 3-vjeçarin Theodore, Joseph 5-vjeçar dhe Arabella 8-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Magazina
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Kalo në kategori