LAJMI I FUNDIT:

Donacion për komunitetin kroat në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Donacion për komunitetin kroat në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Kryetarja e Shoqatës Qytetare “Komuniteti i Kroatëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, Nevenka Kostovska, nënshkruan Marrëveshje për donacion me qëllim që të mbështeten aktivitetet e komunitetit.

Në përputhje me detyrimet të cilat dalin nga Marrëveshja për Mbrojten e të Drejtave të Pakicave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë dhe Pakicës Kroate në Maqedoninë e Veriut, të nënshkruar në nëntor të vitit 2007, mbi bazë të së cilës është formuar Komisioni i Përzier Ndërqeveritar, të dy shtetet janë të detyruar të marrin përsipër detyrimet për të siguruar shkallën më të lartë të mbrojtjes ligore, si dhe ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit nacional të pakicave të cilat jetojnë në të dy shtetet.

Shumën prej një milion e dyqind mijë denarë Komuniteti do ta përdorë për financimin e shkollës verore për mësimin e gjuhës kroate, botimin e revistës “Hrvatska Rijec”, si dhe për aktivitete të tjera që si rekomandim dalin nga Komisioni i Përzier Ndërqeveriar.


“Me Kroacinë kemi bashkëpunim të shkëlqyer, ndërsa kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e tillë të marrëdhënieve japin përfaqësuesit e komuniteteteve tona dhe shoqatat e të dy shteteve, aktivitetet e të cilave i mbështesim me nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për donacion. Dua të përkujtoj e me këtë edhe të falënderoj mbështetjen e çmuar materiale dhe institucionale që shoqatat tona e marrin nga institucionet kompetente të Kroacisë”, theksoi Osmani.

Duke falënderuar për donacionin, Kryetarja e Komunitetit Kroat, Novenka Kostovska theksoi se lidhja dhe miqësia mes qytetarëve të dy vendeve janë të sinqerta dhe të thella, që e dëshmon edhe ky gjest i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në fund të takimit me mysafirët e tij, Osmai theksoi se “Maqedonia e Veriut ka standarde të larta të definuara për mbrojtejen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve më të vogla dhe do të vazhdojë ta mbështesë shprehjen e lirë politike dhe kulturore”, dëshmi e së cilës është dhe donacioni i sotëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori