LAJMI I FUNDIT:

Dollari vijon rënien

Dollari vijon rënien

Dollari amerikan u vu sërish nën presion si pasojë e shqetësimeve për gjendjen e sektorit bankar në SHBA. Monedha vuajti lajmet negative të mbylljes së një banke të madhe dhe trazirave financiare të dy institucioneve të rëndësishme.

Vështirësitë financiare të bankave e bën më të pamundur rritjen e interesave nga Rezervat Federale.

“Një situatë e tillë mund ta çojë dollarin përtej kuotës së 1.6 dollarëve për euro”, – deklaroi një ekspert. Dollari ra të premten me 1.3% deri në 1.59 dollarë për euron.

Kartëmonedha e gjelbër ra edhe 0.7% kundrejt jenit japonez e Frangës zvicerane. Edhe Paundi britanik pësoi rënie gjatë javës së kaluar si pasojë e të dhënave negative mbi çmimin e shtëpive.


Në anën tjetër të botës, Banka Qendrore e Koresë së Jugut besohet se ka shitur 2 deri në 3 miliardë dollarë në mbështetje të monedhës vendëse, Uan. Banka Qendrore deklaroi se do të përdorë rezervën e saj në monedhë të huaj, që është rreth 258 miliardë dollarë, për të stabilizuar inflacionin dhe se dëshiron të mbrojë kursin fiks 1,000 me 1 mes monedhës vendëse dhe dollarit.