LAJMI I FUNDIT:

Dokumenti top sekret amerikan, sistemi përgjues i Obamas si në filma (Foto)

Dokumenti top sekret amerikan, sistemi përgjues i Obamas si në filma (Foto)

Qindra mijëra emra të qytetarëve amerikanë, qindra mijëra informacione, qindra mijëra numra, kanë qenë të mbikëqyrur nga qeveria amerikane, për lidhjet e mundshme të tyre me grupet terroriste.

680 mijë njerëz që janë mbikëqyrur nga programi "Terrorist Screening Database", e që përfshinë kontraktorë privatë, agjenci të ndryshme, por edhe qeveri të huaja, ka nxjerrë në pah se 40 për qind janë të përshkruar nga Qeveria Amerikane si persona "që nuk kanë ndonjë lidhje me grupet terroriste".

Programi ka monitoruar njerëzit, i përqendruar kryesisht në lidhjet e tyre me grupet terroriste si Al-Qaeda, Hamas etj.

Siç u raportua edhe më parë, Shtëpia e Bardhë është në alarm për shkak të rrjedhave të reja të dokumenteve top sekrete.


Dokumentet vënë në pah se Administrata Obama, ka rritur në mënyrë të ndjeshme kontrollin edhe ndaj personave që kanë udhëtuar disa herë me aeroplan.

"Nëse gjithçka është terrorizëm, atëherë asgjë nuk është terrorizëm", thotë David Gomez, ish zyrtar i FBI dhe agjent special.

Statistikat:

Njerëz të lidhur me Hezbollahun: 21.199

Hamas: 21.913

Al Qaeda: 50.446

Taliban: 62, 794

Al Qaeda në Irak: 73, 189

I gjithë programi është zhvilluar me databaza të veçanta. Për shembull, databaza më e madhe ka qenë ajo me emrat e 96 mijë personave, të cilët janë edhe arabo-amerikanët në SHBA.

– Qeveria ka siguruar 900 emra të rinj për çdo ditë

-CIA ka përdorur programe të panjohura më parë, për shembull ai i koduar me emrin "Hydra"

Në këto informacione të publikuara sot nga "The Intercept", ka edhe një seri detajesh të pafundme.

Këtu përfshihen përllogaritje e numra të saktë të njerëzve që kanë kaluar kufirin amerikan, statistika të detajuara gjinore: femra e meshkuj të mbikëqyrur, lidhjet me tragjedi si ajo në Boston e deri te lufta në Siri. /Telegrafi/