LAJMI I FUNDIT:

Dokufest me Kino n’Lum

Dokufest me Kino n’Lum

Në konferencën për shtyp të mbajtur të martën, DokuFest prezantoi ProCredit Cinema apo Kino n’Lum, si dhe shpalli programin e Edicionit të Tetë të Festivalit që do të mbahet prej 3 deri 9 Gusht në Prizren.

Kino n’Lum e vendosur mbi Lumbardh është kinemaja e re alternative e ndërtuar enkas për edicionin e tetë të DokuFest-it. Me kapacitet prej 70 ulëseve kjo kinema do të shfaq filmat në terminin e mbrëmjes.

Programi i filmave në edicionin e tetë të DokuFest-it përfshinë 184 filma dokumentarë, të shkurtër dhe animacione që përfaqësojnë 36 shtete të botës. Prej tyre 133 do të shfaqen në programin e përgjithshëm te festivalit, kurse 51 në programin për fëmijë e të rinj – DokuKids.

Nga 800 filma që konkurruan sivjet, ekipi seleksionues i DokuFest-it i përzgjodhi 78 për pesë garat e përgjithshme kurse 17 për garën ‘Lara Lara’.


Filmat do të garojnë në gjashtë kategori: Gara Ndërkombëtare e Filmave Dokumentar, Gara Nacionale, Gara Balkanike e Filmave Dokumentar, Filmat e Shkurtër Ndërkombëtar, Green Docs dhe Garën ‘Lara Lara’ të programit DokuKids.

DokuKids edhe këtë vit prezanton “Sorra Prize”, vendin ku fëmijët dhe tinejxherët garojnë me videot e tyre të prodhuara nga telefonat e thjeshtë mobil deri te videot dhe animacionet e zhanreve të ndryshme.

Filmat pjesëmarrës në Garën ‘Sorra’ do të futen automatikisht në Garën Globale te Unicef’it për nder të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

Juria e përbërë nga 20 individë nga komuniteti i filmit do të vlerësojnë filmat konkurrues në gjashtë kategori. Anëtarët e jurisë të ndarë sipas kategorisë janë:

GARA NDËRKOMBËTARE E FILMAVE DOKUMENTARËBen Kempas – kinematograf dhe regjisor i filmit dokumentar, Gjermani
Erica Ginsberg – drejtor ekzekutiv i ‘Docs in Progress’, SHBA
Oliver Sertiq – selektor për festivale, Kroaci
Phil Collins – artist konceptual, Skoci
Xhevdet Bajraj – poet, Kosovë

GARA BALKANIKE E FILMAVE DOKUMENTARË
Can Dündar – gazetar, Turqi
Eva Weber – regjisore, Gjermani
Skender Sherifi – shkrimtar, Belgjikë

FILMAT E SHKURTËR NDËRKOMBËTARË
Jukka Pekka Lakso – drejtor i Festivalit të Filmit të Shkurtër ‘Tempere’, Finlandë
Doruntina Basha – dramaturge, Kosovë
Claudia Siefen – kritike e Filmit, Gjermani

GARA NACIONALE
Blerta Zeqiri – regjisore, Kosovë
Ilir Kabashi – regjisore, Kosovë
Izabela Miedzinska – kritike e filmit, Poloni

Green Docs
Casey Cooper Johnson – producent, regjisor i filmit dokumentar and satirist politik, SHBA
Eliza Hoxha – arkitekte dhe këngëtare, Kosovë
Ilda Mara – drejtoreshë ekzekutive e “Argjiro”, Shqipëri

Gara ‘LaraLara’ – DokuKids
Rita Bekqeli – fituese e edicionit të parë ‘Sorra Prize’ në DokuKids 2008
Andrra Nurkollari – balerinë dhe adhuruese e madhe e filmit
Tesa Kabashi – adhuruese e madhe e filmit

Përveç filmave konkurrues, DokuFest do të prezentojë 89 filma dokumentar, të shkurtër dhe animacione në dhjetë programe speciale: View from the World, Retrospektiva e Krzysztof Kieslowskit, Branding Kosovo, Made in Portugal, Tofifest Loves DokuFest, Retrospektiva Sam Spiegel Film School, International Doc Challenge, KinoStudio ‘Shqipëria e Re’ 1975-1995, Retrospektiva ‘Stefan Taçi’ 1975 – 1995 dhe ‘Red and Yellow Elephant’ – Programi për Fëmijë i Animatekës.

Festivali DokuFest, i cili fillon të hënën me 3 Gusht, do të hapet me filmin YOUSSOU N’DOUR: I BRING WHAT I LOVE, në regji të Elisabethe Chai Vasarhelyi, dhe do të përmbyllet të dielën me 9 gusht, me filmin WALTZ WITH BASHIR, në regji të Ari Folman.

Filmat fitues do të shpallen në mbrëmjen përmbyllëse të festivalit, me 09 Gusht 2009 gjatë Ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve.